Connect with Us

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit/ Zgjedhje të reja në 9 qarqe

Politikë

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit/ Zgjedhje të reja në 9 qarqe

Publikuar

-

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit.

PD kundërshton rezultatin në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Dibrës, Kukësit dhe Lezhës.

Në dosjen e përgatitur nga selia blu, theksohet se ka pasur “masakër elektorale” dhe pretendohet se kjo është realizuar përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës publike e madje edhe kërcënimit të qytetarëve.

Kërkesa e PD-së nuk bën fjalë për hapje të kutive apo rinumërim të votave, po shpallje të pavlefshme të rezultatit për këto qarqe pasi sipas tyre provohet se procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejt dhe vullneti është deformuar.

Sipas fakteve dhe provave që kandidatët e PD-së, numëruesit dhe vëzhguesit kanë mbledhur në terren mbi parregullsitë, mazhoranca ka përdorur asetet e shtetit për të manipuluar rezultatin e 25 prillit.

Ndër provat që PD do të paraqesë para KAS janë punësimet e fundit në administratë në tre muajt e fundit, dyfishimi i ndihmës ekonomike apo përdorimi i aseteve shtetërore në zgjedhje si dhe fakte të tjera si dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin 26 nëntorit të dhënë javën e fundit para zgjedhjeve.

Ankimimi i PD në KAS do të bëjë automatikisht që KQZ të shtyjë me të paktën 20 ditë shpalljen e rezultatit përfundimtar të rezultatit për zgjedhjet e 25 prillit.

Deklaratë e përfaqësuesve juridikë të PD, Marinela Ziu dhe Marash Logu

Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elktorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.

Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blwre vota.

Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete.

Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht pwr te votuar.

Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE