Connect with Us

Numri tre për tre mandatet, Rama merr dhuratë nga Juventus: Ju interistat merrni shembull nga unë

Sport

Numri tre për tre mandatet, Rama merr dhuratë nga Juventus: Ju interistat merrni shembull nga unë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është tashmë i njohur si një tifoz i madh i Juventusit. Edhe pse ky nuk ka qenë një sezon pozitiv për bardhezinjtë, në klubin italian nuk kanë harruar ta urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e datës 25 prill, ndërsa së fundmi i kanë dërguar një fanellë e cila mbante emrin e tij si dhe numrin tre, njëjtë si mandatet e tij në krye të vendit.

Këtë moment, Rama nuk ka nguruar ta ndajë në Instagram, ndërsa ka pasur edhe një kërkesë për interistat të cilët tashmë që janë kampionë si ai, duhet të kenë respekt për ata që dolën të mundur nga gara.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, kishte shkruar Rama në rrjetet e tij sociale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Tronditet Gjermania, Ronaldo i ndëshkon në momentin më të mirë të mundshëm (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Ka startuar në orën 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim.

Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

LIVE: PORTUGALI-GJERMANI 1-0

Kristiano Ronaldo 15′ 

KOMENTI LIVE: 

15′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Shtangen gjermanët, Kristiano Ronaldo, i ndëshkon në momentin më të mirë të mundshëm. Ylli portugez nuk fal me portën e boshatisur pas asistit të Zhotës. 

 

5′ Gjermania gjen rrugën e rrjetës me anë të Gosens, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Gnabrit. Edhe pse futbollisti i Bajernit nuk e preku topin, marrja pjesë në aksion i “dogji” golin gjermanëve.

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Portugalia: Patrisio, Karvajo, Danilo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Zhota, Pepe, Semedeo. Silva, Kristiano Ronaldo, Trajner: F.Santos

Gjermania: Nojer, Ginter, Rudiger, Gosens, Humels, Gyndoan, Kimish, Kros, Myler, Haverc, Gnabri, Trajner: J.Lëv

LEXO TE PLOTE

Sport

Ronaldo i vogël me Gjermaninë, por vrasës me Nojerin

Publikuar

-

Nga

Mund të ketë më shumë se një analizë për çdo fakt. Gjithmonë varet nga këndi i vështrimit me të cilin e shohim.

Ronaldo nuk ka shënuar kurrë për Gjermaninë. Kjo është e vërtetë, është diçka të cilën gazetarët gjermanë e përsërisin pa pushim. Sa herë që Portugalia dhe Gjermania janë përballur me njëra-tjetrën, Nojer gjithmonë është imponuar kundër Ronaldos. Kjo është e vërtetë. Kapiteni i kombëtares portugeze është përballur katër herë kundër gjermanëve, gjithmonë në fazat finale në turnetë e mëdhenj, duke mos u shënuar asnjëherë.

Kështu ishte në Botërorin e 2006-ës, Europianit 2008, atij 2012 dhe Kupës së Botës në 2014-ën. CR7 ishte 360 minuta në fushë duke mos tundur asnjëherë rrjetën e “Pancerave”. Është e vërtetë. Ai madje kurrë nuk ka marrë qoftë edhe një barazim, dhe kjo është e vërtetë. Por, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, ka gjithmonë një kënd tjetër vështrimi. Këtë herë ka të bëjë me Manuel Nojerin, kapitenin e kombëtares gjermane.

35- vjeçarin, 193 centimetra, kampion bote në 2014-ën dhe 101 ndeshje me Gjermaninë. Epo, Ronaldo nuk ka shënuar as më shumë dhe as më pak se 9 gola kundër tij. Është e vërtetë, nëntë ose “Neun” nëse Nojer do ta lexonte këtë shkrim. Gjithçka nisi në prill të 2012-ës në çerekfinalen e dytë të Champions-it Real Madrdid-Bajern. CR7 shënonte në minutën e 6’ dhe më pas të dytin pas një asisti të Ozilit. Dy vite më pas në gjysmëfinale të Champions-it, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në “Allianz” ndaj bavarezëve.

Tri vite më pas, më saktësisht në 12 prill 2017, Ronaldo shënoi dy herë duke kthyer rezultatin në favor të skuadrës së tij, në portë, Manuel Nojer. Gjashtë ditë më vonë, në 18 prill 2017 erdhi dhe tregolëshi i parë për Ronaldon kundër Nojerit. Portugezi ishte i pandalshëm duke u bërë një makth për gjermanin, të cilin do ta takojë edhe sot, sërish në shtëpinë e këtij të fundit dhe pse për një kompeticion të ndryshëm. Por, Nojer e di shumë mirë se kë do të ketë përballë, ashtu si dhe Ronaldo, skuadrën me të cilën do të ndeshet.

Dy pole të ndryshme perceptimi, por me një këndvështrim të njëjtë. Të dy ndiejnë peshën e golave. Njëri i shënon dhe tjetri i ndal. Të dy nga më të mirët në rolin e tyre, idhuj të shumë tifozëve, disa me doreza portieri dhe disa të tjerë me këpucë dhe fanellë me numër 7. Prozhektorët në Mynih do të shndrijnë më shumë te hija që i përndjek këta lojtarë. Spektakli është i garantuar. Kur në skenë shfaqen më të mirët, na mbetet vetëm ta shijojmë dhe të shpresojmë që në fund të 90 minutave ankthi, brohoritjet dhe koha e shpenzuar para televizorit ia vlejti.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Finale” në Mynih/ Nga mentaliteti tek dominimi, ja arsyet përse fiton Gjermania ndaj Portugalisë

Publikuar

-

Nga

Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit. Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të botës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur. “Sky Sport” tregon 3 arsyet pse duhet besuar te fitorja e “Pancevare” sonte.

1.BILANCI NË FAVOR

19 herë janë përballur gjermanët dhe portugezët së bashku. Bilanci flet për skuadrën e Gjermanisë, cila ka fituar 11 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur vetëm tri. Edhe në turnetë të mëdhenj si Europiai, gjermanët kanë arritur të tregojnë forcën e tyre duke fituar pesë ndeshje nga 10. Fitore këto, të cilat kanë ardhur edhe me golavarzh që gjithashtu tregon për skuadrën e “Pancerave”. Historia flet qartë për skuadrën gjermane. Hera fundit që ata u mundën nga portugezët ishte para 20 vitesh. Në Europianin e 2000-shit, gjermanët mundeshin në fazën e grupeve me rezultatin 3-0.

2.RONALDO NUK SHËNON

Një nga arsyet kryesore që Portugalia ka arritur të jetë në majë, është pa dyshim ajo e Kristiano Ronaldos, ylli i skuadrës, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në këtë komepeticion. Në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë ai shënoi dopietë duke parakaluar ishsulmuesin e Francës, Mishel Platini në listën e golashënuesve të Europainit. Por, ndaj “Pancerave”, ai ende nuk ka arritur të shënojë në katër duelet kundër tyre. Një tregues ky që ngroh gjermanët, edhe pse ata me shumë mundësi nuk do ta bëjnë gjumin e qetë dhe në momentin që CR7 do të zbresë në fushë, do ta kenë të gjithë vëmendjen tek ai. Janë pikërisht këto sfida për të cilat portugezi jeton.

3.MENTALITETI FITUES

Entuziazmi për startin e Europianit ra shpejt për tifozët dhe lojtarët e Gjermanisë. Pas humbjes me Francën, lojtarët deklaruan se ishin shumë të zhgënjyer për rezultatin që sipas tyre nuk ishte i merituar. Por, kjo ndjesi zgjati vetëm pak ditë, pasi menjëherë djemtë e Lëvit nisën punën për ndeshjen e radhës, atë ndaj Portugalisë. Prej ditësh në kampin gjerman është rikthyer besimi dhe pozitiviteti. Ata janë më të uritur se kurrë dhe janë gati për të shfryrë inatin e ndeshjes së parë ndaj portugezëve. Në fakt, ky mentalitet ka spikatur gjithmonë te gjermanët, të cilët kanë ditur të ringrihen në momente të tilla dhe për të dhënë shkëndijën e parë mjafton ndonjëherë edhe një humbje e pamerituar si ajo ndaj Francës.

LEXO TE PLOTE