Connect with Us

Numër rekord i rasteve dhe fataliteteve nga Covid-19 në Indi

Bota

Numër rekord i rasteve dhe fataliteteve nga Covid-19 në Indi

Publikuar

-

Numër rekord i rasteve dhe fataliteteve nga Covid-19 në Indi

India vazhdon të përballet me situatë të rënduar pas goditjes së valës së dytë me COVID-19, ndërsa rastet dhe vdekjet nga sëmundja arrijnë shifra rekorde çdo ditë. Ndërsa vendi përballet me mungesën e oksigjenit dhe shtretërve në shumë spitale, morgje dhe krematoriume të tejmbushura, ekspertët thonë se numrat e përgjithshëm të rasteve dhe vdekjeve mund të jenë shumë të lartë.

Autoritetet në Nju Delhi njoftuan vazhdimin e izolimit të plotë deri më 17 maj, ndërsa rastet me koronavirus vazhdojnë të shtohen.

Vetëm në kryeqytet janë mbi 86 mijë raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi për 4 mijë e 92 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 242 mijë e 362 numrin e përgjithshëm të viktimave. Rastet e reja u rritën në 403 mijë e 738 ndërsa shifra totale e infektimeve arriti në 22.3 milionë. Nisur nga gjendja e spitaleve, ekspertët besojnë se shifrat mund të jenë shumë më të larta.

LEXO EDHE:  Ulet numri i viktimave në Kosovë/ Infektimet mbeten në shifra të larta

Kjo situatë nxiti thirrjet për presion ndaj Kryeministrit Narendra Modi që të vendos një bllokim mbarëkombëtar. Për momentin disa shtete kanë vendosur masa të rrepta ndërsa të tjera kanë ndaluar transportin publik dhe kanë mbyllur kinematë, restorantet dhe qendrat tregtare.

Ndërkohë kërkesat për t’u vaksinuar janë shumëfishuar. Njerëzit presin në radhë të gjata në qendrat e vaksinimit përreth vendit, shumë orë para se ato të hapen.

Gati 170 milionë doza të vaksinave janë administruar që kur filloi imunizimi i popullësisë.

India po përballet me shtim të infeksioneve nga muaji shkurt. Variantet e reja të koronavirusit shihen si shkaktari kryesor i gjendjes por edhe vendimet e qeverisë për të lejuar grumbullimet e mëdha për tubime fetare dhe politike./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën

Publikuar

-

Nga

Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit.

Incidentet kërcënojnë një armëpushim të brishtë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që kanë zgjatur 11 ditë.

Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit.

LEXO EDHE:  Foto/ 10 aktoret më të bukura Indiane
LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Ja sa të infektuar janë konfirmuar nga dje

Balonat shkaktojnë zjarre në tokat bujqësore të Izraelit.

Nga Gaza nuk ka raporte për viktima.

Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza edhe më 16 qershor – njësoj në përgjigje të balonave me zjarr.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA izolon Ambasadën në Kabul, për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të koronavirusit, që vrau një punonjës lokal.

Ambasada, përmes një deklarate për media, tha se koronavirusi ka futur 114 punonjës në karantinë.

“Mosrespektimi i politikave të misionit për koronavirus do të rezultojë me pasoja”, tha Ambasada.

Ajo po ashtu bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Kufizimet do të jenë në fuqi derisa “zinxhiri i transmetimit të këputet”, tha Ambasada amerikane në Kabul.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

LEXO EDHE:  Prindërit ndihmojnë fëmijët me kopje

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE