Connect with Us

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Bota

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Publikuar

-

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Rënia e mundshme në tokë e copëzave të raketës kineze, ditën e djeshme shkaktoi shumë zhurmë në të gjithë botën, ku në rrjetet sociale vëmendja u përqendrua në trajektoren e saj nëse ishte duke kaluar mes nesh.

Por tanimë mund të kthehet qetësia pasi pjesëzat e raketës kineze që po kthehej përsëri drejt Tokës janë shpërbërë dhe kanë rënë në Oqeanin Indian. Lajmi u bë me dije nga autoritetet kineze. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë ri-hyrjes. Konkretisht mbetjet ranë  në perëndim të ishujve Maldive. Është ende e paditur “nëse mbeturinat ndikuan në tokë ose ujë”, tha agjencia shtetërore e mediave në Kinë .

Autoritetet  gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës monitoruan rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5b.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se Kina kishte qenë neglizhente duke lejuar largimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që kjo raketë të godiste ishin shumë të vogla për shkak se shumë sipërfaqe e tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fillon samiti Biden-Putin

Publikuar

-

Nga

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Takimi mbahet në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.

Një zëdhënëse e presidentit amerikan ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk synon “rivendosjen e raporteve me Rusinë, por as përshkallëzimin e tyre”.

Që nga betimi i tij në pozitën e presidentit në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Mëgjithatë, SHBA-ja ka rënë dakord që të zgjasë traktatin e ri të kontrollit të armëve START. Biden gjithashtu ka refuzuar të bllokojë përfundimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, i cili do të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Disa orë para se të fillonte takimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet “nuk do të jenë të lehta” dhe mbase nuk do të shënojnë ndonjë përparim.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se të dy liderët pritet të flasin për katër ose pesë orë.

Agjenda e bisedimeve përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, krimi kibernetik dhe spiunazhi, ndryshimi i klimës dhe situata me pandeminë e COVID-19.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.

Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

Ambasadorët nuk janë kthyer më.

Takimi i Bidenit me Putinin pason takimet me udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara G7 dhe me udhëheqësit e NATO-s, të cilat i ofruan mundësinë për t’i riafirmuar këto aleanca dhe për të paraqitur një front të bashkuar ndaj rivalëve globalë – përfshirë Rusinë.

Në fillim të udhëtimit të tij jashtë SHBA-së, Biden tha se me Putinin do të bisedojë për fushat ku mund të ketë bashkëpunim, si dhe për dallimet që i ndajnë dy vendet.

“Do të udhëtoj në Gjenevë për të biseduar me një burrë, të cilin e kam takuar kohë më parë – presidentin Vladimir Putin. Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë; ne duam marrëdhënie të qëndrueshme të parashikueshme. Dy vendet tona ndajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Biden më 9 qershor. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Holanda jep sinjale pozitive

Publikuar

-

Nga

Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Për një kohë të gjatë, një shumicë e Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtoi bisedimet me Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por rryma është kthyer.

Sipas Holandës, vendi ka bërë përparim të mjaftueshëm për të filluar bisedimet. Për më tepër, procedura e re e pranimit e bën më të lehtë për palët kritike që të bien dakord.

Dy vjet më parë, Hollanda i mbajti derën mbyllur Shqipërisë. Në atë kohë, Franca gjithashtu refuzoi të fillojë bisedimet me vendin në Ballkanin perëndimor./ CNA.al

Marrë nga rd.nl

LEXO TE PLOTE

Bota

BE-ja dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dhe pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s dhe në një samit me BE-në, diplomatët evropianë janë të bindur se do të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në veprimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel për veprim të përbashkët në rajon është biseduar në disa nivele gjatë qëndrimit të delegacionit të presidentit amerikan në Bruksel në fillim kësaj jave.

Edhe në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga samiti BE-SHBA përmendet ky bashkëpunim.

“Ne kemi qëllimin që të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes tyre, dhe duke mbështetur reformat kyçe për integrime në BE”, thuhet në një pikë të kësaj deklarate të përbashkët.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e quajti të rëndësishme edhe faktin se takimi i parë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u zhvillua të njëjtën ditë kur u mbajt edhe takimi i liderëve të institucioneve të BE-së me presidentin amerikan, Joe Biden.

Diplomatët evropianë thonë se prej ardhjes së Bidenit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi me administratën e Shteteve të Bashkuara në shumë fusha, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor ku, siç thonë këta diplomat “BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për vlerat e njëjta”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke njohur rolin e BE-së si lehtësues kryesor i këtij dialogu, por duke ofruar edhe ndihmën aktive amerikane në kërkim të marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur se zgjidhja do të duhej të jetë njohja e ndërsjelltë.

Të njëjtën e kanë thënë edhe disa liderë të shteteve kryesore të BE-së por vet Bashkimi Evropian është përmbajtur nga përmendja eksplicite e njohjes pasi 5 shtete anëtare ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën (15 qershor) në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik. REL

LEXO TE PLOTE