Connect with Us

Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

Bota

Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

Publikuar

-

Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste, që pushimet e verës në Europë do të jenë të munduraa edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit. Nëse sheh incidencën e ulët në di savende europiane partnere si në Portugali, „atëherë jam optimiste, që edhe në përgjithësi do t’ia dalim për mundësitë ashtu si edhe verën e kaluar” , tha Merkel në samitin e BE-së në Porto të Portugalisë, ku ajo u lidh me video-konferencë nga Berlini. “Se që kur do të jetë e mundur kjo, nuk mund tat hem ende”, tha kancelarja.

Merkel më tej theksoi, se „Në Gjermani duket se e kemi përballuar edhe valën e tretë.” Atje ku incidenca është në rënie, edhe në Gjermani gradualisht do të ketë më shumë mundësi. “Shpresojmë që kjo të vlejë për të gjithë Europën”, shtoi ajo. Kancelarja theksoi, se mundësitë për pushime vere në Europë do të vlejnë ashtu si edhe verën e kaluar edhe për të pavaksinuarit.

Në samit është diskutuar edhe për për certifikatën e vaksinimit – të ashtuquajturën certifikata e gjelbër -, tha Merkel. Ndërkohë ekzistojnë kushtet teknike si dhe kompatibiliteti, megjithatë ende mbetet të sqarohen disa çështje përmbajtësore, si njohja reciproke e lëndëve të vaksinimit, që nuk janë licencuar në BE.

Ministri i Shëndetësisë në intervistë për „Rheinische Post” nënivzoi, që udhëtimi për pushimet e verës nuk od të jetë i varur prej vaksinimit. Ai sidoqoftë tërheq vëmendjen, për të vepruar me kujdes, sepse „hapja e shpejtë pengon suksesin e arritur deri tani.” Ministri këshillon që fillimisht të nisin aktivitete në hapësirë: gastronomia në mjedise të hapura si dhe organizime në natyrë apo vizita në kopshte zoologjike dhe aktivitete sportive në natyrë me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Sigurisht që „në çdo veprimtari duhen respektuar normat edistancës dhe të higjenës.”

LEXO EDHE:  Alarmi nga Covid/ Belgjika thërret në punë edhe mjekët e infektuar nga Covid

Duke nisur nga kjo e dielë (09.05) të vaksinuarit ndaj koronavirusit dhe të shëruarit nga infeksioni gëzojnë sërish në Gjermani më shumë liri. Udhëzimi i vendosur së fundi nga Bundestagu dhe Bundesrati (parlamenti dhe këshilli federal) hynë në fuqi në mesnatë. Për të vaksinuarit dhe të shëruarit këtej e tutje shfuqizohen kufizimet sa i përket daljes dhe kontakteteve, po ashtu këto aktivitete vlejnë edhe për ata që paraqesin një rezultat negativ të testit ndaj koronavirusit.

Sipas të dhënave të Institut Robert Koch (RKI) në nivel federate incidenta shtatditore deri të shtunën ra në 121,5, ndërsa një ditë më parë shënonte 125,7 dhe një javë më parë ishte në vlerën 148,6. Brenda një ditë janë regjistruar 15.685 infeksione të reja me koronavirus./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Takikarditë dhe alergjitë e lidhura me vaksinimin!

LEXO EDHE:  Deputeti gjerman kundër shtyrjes së zgjedhjeve/ Palët politike duhet të dialogojnë

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 7 pyetje të bëra shpesh për njerëzit e vaksinuar me dy vaksinat e ARN-së!

LEXO EDHE:  Alarmi nga Covid/ Belgjika thërret në punë edhe mjekët e infektuar nga Covid

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 53 viktima dhe 197 raste të reja në Itali

LEXO EDHE:  Sondazhi/ 46% e shqiptarëve nuk besojnë në vaksinën e Covid

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE