Connect with Us

Maliqi me një këmbë në Kategorinë e Parë/ Zbuloni të gjitha rezultatet e javës së 24-t

Sport

Maliqi me një këmbë në Kategorinë e Parë/ Zbuloni të gjitha rezultatet e javës së 24-t

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 11 sfidat e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Dytë, në grupet A dhe B, ku u regjistruan në total 38 gola.

Spikasin triumfet e Shkumbinit dhe Maliqit. Juglindorët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë, teksa gjithçka pritet të zgjidhet matematikisht javën e ardhshme.  Ndërkohë skuadra peqinase me fitoren ndaj Ilirisë dhe barazimin e Sopitit, është shpallur zyrtarisht kampion i Grupit B. Kur kanë ngelur edhe 2 javë nga fundit Shkumbini është 6 pikë larg skuadrës nga Librazhi që mban vendin e dytë.

Sfidat që prodhuan më shumë gola ishin Labëria-Skrapari në Grupin B dhe Mirdita-Sopoti në Grupin A. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet dhe renditjet respektive.

REZULTATET

Grupi A

VALBONA-KLOSI 1-0

LUZI 2008-SOPOTI 2-2

Myslimi 82′, Taku 90+2′ (p) / Mziu 47′, Çota 70′

MIRDITA-BULQIZA 2-4

Gjoka 8′, Gjoni 22’/ Balliu 15′, Merdini 50′, Myrta 60, Pepa 64′

TËRBUNI-GRAMSHI 2-0

Keko 12, D.Miloti 90+1′

SHKUMBINI-ILIRIA 3-0

Lamçja 41′, Barbosa 72′ , Sulkja 88′

Grupi B

PËRMETI-DEVOLLI 3-2

Bidika 18′, Sakollari 23′, Vrapi 57’/ Fifo 22′, Meçollari 83′

KËLCYRA-TEPELENA 1-2

Xhakollari 89′ / Jaupi 48′, Biba 75′

MEMALIAJ-MALIQI 0-2

M. Kame 21′, 77′,  Dervishaj 72′

ALBPETROLI-GRAMOZI 1-1

Balla 90′ / Mydini 7′

LABËRIA-SKRAPARI 5-1

Kardhashi 27′, Malko 33′, Dhrami 38′, Dalanaj 48′, 88′,  Borakaj 60’/ Germao 54′

BUTRINTI-NAFTËTARI 1-0

Llojaj 81′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Mbyllet faza e grupeve, ja si ndahen çiftet në fazën e 1/8-ve

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar ndeshjet e grupeve dhe janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8-ave. Angli-Gjermani dhe Belgjikë-Portugali do të jenë padyshim dy supersfidat e kësaj faze, që pritet të dhurojnë emocione pafund.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, ndërkohë që Italia, Holanda dhe Franca, vijnë si favorite absolute në letër, teksa do të kenë përballe Austrinë, Çekinë dhe Zvicrë.

FAZA E 1/8-ave

Të shtunën 26 Qershor, Londër

Uells – Danimarkë                          18:00
Itali – Austri                             21:00

Të dielën 27 Qershor, Sevijë

Holandë – Republika Çeke                   18:00
Belgjikë – Portugali                       21:00

Të hënën 28 Qershor, Bukuresht

Kroaci – Spanjë                            18:00
Francë – Zvicër                            21:00

Të martën 29 Qershor, Glasgou

Angli – Gjermani                           18:00
Suedi – Ukrainë                            21:00

LEXO TE PLOTE

Sport

Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”, kualifikohen të dyja

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 2-2, supersfida e Grupit F mes Portugalisë dhe Francës. Një përballje dramatike, ku akorduan 3 penallti, teksa vendosën dopietat e Kristiano Ronaldo dhe Benzemasë.

Një rezultat ky që i shkoi përshtat të dyja skuadrave, që arritën të siguronin një biletë për në fazën e 1/8-va. Franca e mbylli grupin në vendin e parë me 5 pikë, ndërsa Portugalia në vendin e tretë me 4 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gjermania shpëton në fund, barazimi me Hungarinë i sjell kualifikimin

Publikuar

-

Nga

Gjermania me vështirësi në fundin e ndeshjes ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Europianit. Gjermanët barazuan me Hungarinë me rezultat 2 – 2. Szalai zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Sallai (11′), rezultat me të cilin edhe skuadrat shkuan në pushime.

Gjermania pas shumë përpjekjeve gjeti golin me Kai Havertz (66′). Por, shpresa për rikthim zgjati vetëm 91 sekonda, pasi Hungaria riktheu epërsinë me Schafer (68′). Gjermania provoi deri në fund dhe golin e gjeti me Leon Goretzka (84’).

Me këtë barazim dhe ndeshjen pa fitues me Portugalisë dhe Francës, Gjermania kualifikohet si vend i dytë, ndersa Hungaria eliminohet nga “Euro 2020” Ndërkohë, Gjermania në raundin tjetër do përballet me Anglinë.

LEXO TE PLOTE