Connect with Us

Kundërshtuan punonjësit e policisë/ Arrestohet presidenti dhe drejtori i ekipit të futbollit

Aktualitet

Kundërshtuan punonjësit e policisë/ Arrestohet presidenti dhe drejtori i ekipit të futbollit

Publikuar

-

U vra nga vjehrri/ Policia arreston bashkëshorten e viktimës, Dhurata Saliajn

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim

Dy të arrestuarit janë A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli dhe G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

LEXO EDHE:  Akuzohet për vjedhje/ Arrestohet 25-vjeçari

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  Tentuan të vjedhin një banesë/ Dy të rinjtë e pësojnë keq

LEXO EDHE:  Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  Rama në takim me bluzat e bardha: Raporti i mjekëve me publikun, mbetet i vështirë

LEXO EDHE:  Akuzohet për vjedhje/ Arrestohet 25-vjeçari

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë.

Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën dhe do të vendosin në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

LEXO EDHE:  Furtuna Xhafaj/ Sot firmosen lëvizjet në Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  Furtuna Xhafaj/ Sot firmosen lëvizjet në Policinë e Shtetit

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.

Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt, kanë ende nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin./ REL

LEXO TE PLOTE