LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku ka humbur sekretari Ligjor i Lulzim Bashës?!

9 Maj 2021, 16:01, Politikë CNA
Ku ka humbur sekretari Ligjor i Lulzim Bashës?!

U shpall si prurje e madhe, si një individ me kapacitet të paimagjinueshëm, një lider i spikatur i drejtësisë.

Në fakt një ish kryetar KQZ-je në shërbim të PD dhe vetë një jurist jo për tu marrë shembull.

Pati një deformim edhe mediatik sapo u bë Sekretar për Çështjet Ligjore të Lulzim Bashës, nga një individ me argumenta u kthye në marjonetë që çponte bosh.

Çlirim Gjata është zhdukur prej disa javësh nga skena politike.

Gojët e liga thonë që dhe ai ka vendosur të dorëhiqet, por në PD theksojnë se ai 4 vite në shtëpi ka qenë, ikën apo rri si duhet kujt. Zëra të vërtetë në korridoret e boshatisura të PD theksojnë se as në fushatë nuk ishte përfshirë ashtu siç duhej pasi u zhgënjye nga fakti që Lulzim Basha e çoi në vend ku nuk do fitonte kurrë, i 21-ti në Tiranë.

Kuptohet dhe angazhimi i Gjatës ishte qesharak po aq sa votat që mori, vetëm 449 vota në më shumë se 400 mijë.

Tani pas humbjes situata duket më e qetë për Gjatën që kuptohet edhe këto dy javë qëndron në shtëpi e shikon punët e tij, megjithse PD sot ka nevojë më shumë se kurrë për të argumentuar dështimin e Lulit, por mesa duket Çimi ka tjetër qëndrim, ai mund të mos e pranojë humbjen publikisht dhe mund të hedhë akuza nga kundërshtarit por në fakt është i bindur që PD humbi për shkak të Lulit dhe paaftësisë së tij epike./CNA.al

Lajmet e fundit nga