LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu sekuestrua një armë dhe fishekë/ Arrestohet 38-vjeçari në Berat

9 Maj 2021, 08:28, Aktualitet CNA
Iu sekuestrua një armë dhe fishekë/ Arrestohet 38-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38-vjeçar me iniciale M.B i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga