Connect with Us

Gjendet i mbytur një person në Porto Romano/ Identifikohet viktima

Aktualitet

Gjendet i mbytur një person në Porto Romano/ Identifikohet viktima

Publikuar

-

Gjendet i mbytur një person në Porto Romano/ Identifikohet viktima

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i pajetë u pikas në orën 07:35 nga peshkatarët e kësaj zone.

Nga policia mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. B.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori”, pranë konvikteve në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin e tretë qeverisës.

Gjatë fushatës elektorale, një faktor pozitiv ishte fushata e vaksinimit masiv kundër Covid, por edhe procesi i rindërtimit të ngritur në disa kantierë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Por me sloganin e tyre “Ska kohë për pushime”, socialistët mundohen që përmes rrjetit social të na tregojnë se edhe pse dolën fitues, ata sërish i janë përveshur punës.

Kryeministri Edi Rama, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga takimet e ndryshme që bën, apo vende të ndryshme të Shqipërisë, për të treguar se bukuritë natyrore.

Por për qytetarët realiteti që jetojnë është ndryshe nga propaganda që u paraqitet.

Në rrjet, kanë vërshuar komente të ndryshme, të cilët “nxjerrin zbuluar” qeverinë dhe pakujdesinë që ajo ka ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Përplasja me armë zjarri/ Autorët dogjën makinën

LEXO EDHE:  Detaje nga sekuestrimi i parave në Durrës/ Mbi 1.8 milion euro të fshehura në kamion

Rritja e taksave, mungesa e ujit apo edhe infrastrukturës janë problemet më të shpeshta që po hasen qytetarët, dhe duket se ekonomia e ulët po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Po ashtu, edhe largimi masiv i të rinjëve nga vendi për shkak të papunësisë e ka kthyer Shqipërinë në një vend skllav, shprehet një qytetar në koment.

“Po vjedh qytetarët me taksat e larta sikur kemi rroga si në Europë, në qytetet brenda të mbyt pluhuri dhe pisllëku dhe ndërtimet vend e pa vend”, shprehet një tjetër qytetar.

Mesa duket, propaganda e qeverisë po del zbuluar nga qytetarët, të cilët po hasen me një sërë problemesh dhe vështirësish sa i takon jetës social dhe ekonomike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Një person është arrestuar ndërsa 5 janë vënë nën hetim dhe një grua është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në Durrës.  Shkelësit janë konstatuar në zonën e Kepit të Rodonit dhe në fshatrat Rromanat dhe Vlashaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Në pranga është vënë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompentete ndërsa në kërkim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.

U vunë nën hetim:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije

– Dh. G., 66 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE