Connect with Us

Dorëheqjet në PD/ Edith Harxhi: Akt i përgjegjshëm politik, të shërbejë si shembull për Bashën

Politikë

Dorëheqjet në PD/ Edith Harxhi: Akt i përgjegjshëm politik, të shërbejë si shembull për Bashën

Publikuar

-

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kanë ardhur edhe reagimet e para në nivele të larta drejtuesish në PD.

Ndërsa emra të njohur në PD, ish themelues dhe anëtarë të saj, kërkojnë që vetë kryetari të marrë përgjegjësitë, sot  Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe ai i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli kanë dhënë dorëheqjen.

Dy qëndrime që tregojnë se tashmë  në PD ka nisur marrja e përgjegjësive dhe duhet të pasohen me dorëheqjen e vetë Lulzim Bashës.

Këto zhvillime brenda partisë janë komentuar dhe nga ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edi Harxhi. Në një prononcim ekskluziv për CNA.al,  Harxhi u shpreh se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, por vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive.

Duke e konsideruar si një akt moral politik, Harxhi u shpreh se kjo duhet të shërbejë si shembull për kryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm.

“Janë të dy sekretarët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Njëri sekretar Organizativ, tjetri për Burimet Njerëzore.

Natyrisht ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse në momentin që dorëhiqen dy sekretarët më të rëndësishëm, do të thotë që ka nisur dorëheqja brenda selisë qëndrore të Partisë Demokratike. Unë uroj shumë që ky të jetë vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive. Dhe i pari që unë besoj se duhet ta ndjeki patjetër tani është sekretari i Përgjithshëm i Partisë edhe vetë kryetari.

Dje ka pasur një reagim dhe nga ish sekretari Organizativ Eno Bozo i cili pothuajse ka qenë në një linjë për marrjen e përgjegjësive. Ka pasur një reagim tjetër që prej dy javësh të Bardh Kadillit që ka qenë dhe ai sekretar për Burimet Njerzore më parë.

Pra kemi filluar të shohim dalë nga dalë që po lëvizin, njerëzit po e kuptojnë që ata duhet të jenë vetë të parët që duhet të marrin përgjegjësinë politike për humbjen.

Uroj që kjo tani të jetë e qartë që dy njerëz që duhet patjetër të dorëhiqen janë sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i partisë për të marrë përgjegjësitë për humbjen.

Ajo që çfarë më bën çudi është fakti që sot dy zotërinjtë që janë dorëhequr dje apo sot, janë dorëhequr pothujse në një ditë me dorëzimin e dosjes në KQZ nga ana e Partisë Demokratike ku kërkohet ribërja e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Kështuqë më duket pak interesant momenti që ata kanë zgjedhur për tu dorëhequr, megjithatë unë nuk kam informacion të mëtejshëm dhe nuk kam folur me dy zotërinjtë që i kam miq.

Unë shpresoj shumë që këtë akt moral, këtë akt të përgjgjegjshëm politik që bënë këta dy kolegë, ta bëjë edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe sekretari i Përgjithshëm”, u shpreh Harxhi./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

Detajet/ Pse u dorëhoq Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar

-

Nga

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të PD.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Publikuar

-

Nga

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle.

Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur veprimtaritë e paligjshme.

Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL njësoj së vendet anëtarë të BE.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj nuk ia vonon përgjigjen Jemin Gjanës/Emini si Emini, nuk i duket skuqja edhe…

LEXO EDHE:  Listat për deputetë/ Mustafaj del kundër Rulit: Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në PD

Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, shkruan Çuçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Publikuar

-

Nga

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë rritur shumë ekonomikisht, ndërsa ajo e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu u shpreh se institucionet shqiptare po shpëtojnë nga kriminelët e PS falë ligjit të dekriminalizimit të PD.

Dekriminalizimi i PD po shpëton institucionet shqiptare nga kriminelët e PS.

I vetmi sukses i Shqipërisë përgjatë këtyre 8 viteve ka qenë procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë, proces i cili largoi kriminelet nga Parlamenti dhe nga Bashkitë. Ky proces fatmirësisht po vijon të ketë sukses.

Dhe këtë sukses Shqipëria e ka nga Partia Demokratike.

Ndërsa sukseset e PS janë suksese të lartgjatësisë së tij por asgjë për Shqipërinë.

Dhe fakti më i qartë është se ekonomikisht Rama dhe ministrat e tij janë rritur, por ekonomia e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE