Connect with Us

“Do të sillja në jetë një vajzë”/ Rrëfehet 25 vjeçarja: Bashkëshorti nuk e donte, më tradhtoi

Life Style

“Do të sillja në jetë një vajzë”/ Rrëfehet 25 vjeçarja: Bashkëshorti nuk e donte, më tradhtoi

Publikuar

-

‘Do të sillja në jetë një vajzë”/ 25 vjeçarja: Bashkëshorti nuk e donte, më tradhtoi

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Rezi 25 vjeçarja nga qyteti i Kuçovës e cila tregoi se është martuar që në moshë të vogël dhe sipas saj, martesa u kthye në një makth. Ajo shprehet se në momentin që bashkëshorti mësoi që ajo do të sillte në jetë një vajzë dhe jo një djalë siç ai e dëshironte nuk kishte interes për të.

Më tej, Rezi shton se ai ka tradhtuar dhe sipas saj, kjo ka qenë arsyeja kryesore pse është ndarë nga ai.

Rezi: Kur bëra dasmën isha 4 muajsh e gjysmë shtatzënë me vajzën, Rean. Filluan keqkuptimet, debate, dhuna psikologjike dhe fizike.

Ardit Gjebrea: Ti ke treguar që bashkëshorti e donte djalë dhe kur mori vesh që ishte vajzë, filloi të mos kishte interes, e vërtetë?

Rezi: Nuk e donte, kur e kemi mësuar kemi qenë tek doktoresha dhe është larguar direkt nga dhoma që po bëja ekon. Më pas në 17 Shtator sjell në jetë Rean me vendosmërinë time, sepse nga muaji i tretë deri në muajin e nëntë kam qenë e shtruar në spital, kam dalë vetëm dy javët e dasmës dhe kam qëndruar në shtëpinë e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Pse u ndave nga ish-bashkëshorti?

Rezi: Kanë qenë shumë arsye, dhuna, mospërputhja e karaktereve, derisa mësova që ish-bashkëshorti më tradhtonte. Nuk e kam parë me sytë e mi, por kam pasur fakte, prova dhe në momentin që e kam pyetur në fillim si çdokush e mohoi, por më pas tha që unë atë femër e dua. Kur e pyeta pse u martove me mua, tha që kam dhe unë të drejtën që të kem një familje. Fëmijën e mendove i thashë? Fëmija nuk ka ardhur me dëshirën time në jetë, thjesht se ma kërkoi mami. Këto ishin fjalët e tij. Më tha nëse më pranon kështu rri, nëse s’më pranon më tregoi derën. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Si të qëndroni freskët në ditët e nxehta/ Ja disa këshilla që duhet të ndiqni

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta rekord kanë pushtuar gjithë vendin dhe problemi kryesor është se si të qëndrojmë freskët kur është shumë nxehtë.

Vera është përpara dhe specialistët kanë disa mënyra, të cilat do të na ndihmojnë të përballojmë temperatuart e larta. Nga ushqimet deri te veshja, ja si duhet të veprojmë:

1.Ndryshoni kohë tuaj të ushtrimeve në natyrë, në mëngjes ose mbrëmje.

2.Vishni rroba të lira, mundësisht me një ngjyrë të çelët. Veshjet prej pambuku do t’ju mbajnë më të freskët se shumë sintetikë.

3.Mbushni një shishe me ujë dhe mbajeni në frigorifer për një spërkatje të shpejtë freskuese në fytyrën tuaj pasi të jeni jashtë.

4.Provoni të ruani kremra ose tonerë kozmetikë në frigorifer për t’i përdorur në këmbët e  nxehta dhe të lodhura.

LEXO EDHE:  Ja bashkëshorti “i ndrojtur” i Mogherinit/Mund ta shikoni vetëm në …!

LEXO EDHE:  Dhurata të dyshimta për bashkëshortin/ Vjehrra i “bën gropën” gjyqtares

5.Bëni banjë ose dushe të shpeshta me ujë të freskët ose të vakët.

6-Luftoni dehidratimin duke pirë shumë ujë së bashku me pije freskuse.

7-Në vend të ushqimeve të nxehta, provoni ushqimet më të lehta të verës, duke përfshirë vakte të shpeshta të vogla ose meze të lehta që përmbajnë fruta të ftohta ose produkte qumështi me pak yndyrë.

8-Nëse nuk keni kondicioner, mundohuni të kaloni të paktën një pjesë të ditës në një qendër tregtare, bibliotekë publike, ose hapësirë ??tjetër publike që është e freskët.

Nëse nxehtësia është e patolerueshme ajo çfarë këshillohet është të qëndrojmë brenda kur mundemi dhe të shmangim aktivitetet në rrezet e diellit ose në sipërfaqet e nxehta të asfaltit.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Giussepe vë në siklet Shqipen/ “A bën akoma seks ti?”

Publikuar

-

Nga

Giussepe ve në siklet Shqipen/ “A bën akoma seks ti?”

Giussepe, një nga konkurentët e emisionit të dashurisë “Përputhen +40”, ka vënë në siklet Shqipen gjatë takimit që kanë zhvilluar së bashku.

Ai i kujtoi eksperiencat e saj të mëparshme, që siç ka treguar Shqipja kanë qenë të hidhura dhe kjo e fundit tha se ata kanë qenë pjesë e së kaluarës.

Pas kësaj ai e vuri konkurenten në siklet duke e pyetur nëse bën akoma seks. Shqipja deklaroi se po, ndërsa rrëfeu se ka një kohë të gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale duke qenë se jeta nuk është treguar e butë me të.

LEXO EDHE:  Rezultonte e zhdukur që prej 12 gushtit/ Gjendet shqiptarja në Greqi, nënë e katër fëmijëve

LEXO EDHE:  Ja bashkëshorti “i ndrojtur” i Mogherinit/Mund ta shikoni vetëm në ...!

Pjesë nga biseda:

Giussepe: A bën akoma seks ti?

Shqipja: Them se po.

Giussepe: Them kush e di se unë nuk ndalova nga seksi. Unë nuk ndaloj nga duhani dhe nga seksi, nga kazinoja po.

Shqipja: Po të jetosh me mua duhanin nuk do e pish./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sara flet për vazhdimin e lidhjes me Atdheun/ Ja si janë marrdhëniet mes çiftit

Publikuar

-

Nga

Dekaruan se ishin ndarë/ Për herë të parë Sara flet publikisht për lidhjen me Atdheun Sara dhe Atdheu janë çifti më i përfolur në Përputhen. Pak kohë më parë ata deklaruan se I kishin dhënë fund romancës me tyre. Por mesa duket çifti është pajtuar. Në një pyetësor të hedhur sot nga Sara një ndjekës e ka pyetur se si vazhdon situata mes tyre. Ajo është përgjigjur vëtëm duke vënë një video të të dyve që duken të dashuruar dhe ka vënë një zemër. Gjë që tregon se dyshja është pajtuar dhe duken më të lumtur se asnjëherë.

Sara dhe Atdheu janë çifti më i përfolur në Përputhen. Pak kohë më parë ata deklaruan se i kishin dhënë fund romancës me tyre.

Por mesa duket çifti është pajtuar. Në një pyetësor të hedhur sot nga Sara  një ndjekës e ka pyetur se si vazhdon situata mes tyre. Ajo është përgjigjur vëtëm duke vënë një video të të dyve që duken të dashuruar dhe ka vënë një zemër.

LEXO EDHE:  Bashkëshorti Christina Aguilera shkel ligjin e Kalifornisë

LEXO EDHE:  Rezultonte e zhdukur që prej 12 gushtit/ Gjendet shqiptarja në Greqi, nënë e katër fëmijëve

Gjë që tregon se dyshja është pajtuar dhe duken më të lumtur se asnjëherë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE