Connect with Us

Dhuna në Jeruzalem/ Vendet arabe kritikojnë Izraelin

Bota

Dhuna në Jeruzalem/ Vendet arabe kritikojnë Izraelin

Publikuar

-

Vendet arabe, përfshirë katër shtete që ranë dakord vitin e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, kanë dënuar një fundjavë të dhunshme pasi qindra palestinezë u plagosën gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë. Dhuna përreth xhamisë Al-Aqsa dhe në Qytetin e Vjetër ishte më e ashpra që nga viti 2017, e nxitur nga përpjekjet shumëvjeçare të kolonëve hebrenj për të marrë vendbanimet e palestinezëve. Sudani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë kritikuar veprimet e Izraelit. Të katër vendet ranë dakord vitin e kaluar për të normalizuar, ose kanë normalizuar, marrëdhëniet me shtetin hebre. Përmes një deklarate shtypi, mbrëmjen e së shtunës, Ministria e Jashtme e Sudanit i etiketoi si “shtypëse” dhe “veprime shtrënguese” masat izraelite ndaj palestinezëve në Jeruzalem. Khartoumi i bëri thirrje qeverisë izraelite që, “të përmbahet nga ndërmarrja e hapave të njëanshëm që zvogëlojnë shanset për të rinisur negociatat e paqes.” Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini dënuan hyrjen e dhunshme të forcave izraelite të sigurisë të premten në xhaminë Al-Aqsa, dhe goditjen e besimtarëve që kërkonin të futeshin në kompleks. Emiratet i kërkuan autoriteteve izraelite që të “marrin përgjegjësinë për uljen e tensioneve dhe dhunës në vendin e shenjtë, ndërsa Bahreini i bëri thirrje qeverisë izraelite që të, “ndalojë këto provokime të refuzuara kundër popullit të Jeruzalemit”. Ndërkohë, Maroku shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me dhunën duke thënë se Mbreti Mohammed VI “i konsideron këto shkelje si mundësi për nxitjen e tensioneve”. Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se i hedh poshtë planet e Izraelit për të nxjerrë nga shtëpitë banorët palestinezë në Jeruzalem ndërsa bëri thirrje për rivendosjen e kufijve të para vitit 1967. Izraeli pushtoi pjesën lindore të Jeruzalemit gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi, një lëvizje që nuk u njoh nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Vendet arabe, përfshirë katër shtete që ranë dakord vitin e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, kanë dënuar një fundjavë të dhunshme pasi qindra palestinezë u plagosën gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë.

Dhuna përreth xhamisë Al-Aqsa dhe në Qytetin e Vjetër ishte më e ashpra që nga viti 2017, e nxitur nga përpjekjet shumëvjeçare të kolonëve hebrenj për të marrë vendbanimet e palestinezëve.

Sudani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë kritikuar veprimet e Izraelit. Të katër vendet ranë dakord vitin e kaluar për të normalizuar, ose kanë normalizuar, marrëdhëniet me shtetin hebre.

Përmes një deklarate shtypi, mbrëmjen e së shtunës, Ministria e Jashtme e Sudanit i etiketoi si “shtypëse” dhe “veprime shtrënguese” masat izraelite ndaj palestinezëve në Jeruzalem. Khartoumi i bëri thirrje qeverisë izraelite që, “të përmbahet nga ndërmarrja e hapave të njëanshëm që zvogëlojnë shanset për të rinisur negociatat e paqes.”

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini dënuan hyrjen e dhunshme të forcave izraelite të sigurisë të premten në xhaminë Al-Aqsa, dhe goditjen e besimtarëve që kërkonin të futeshin në kompleks.

LEXO EDHE:  SHBA përqendrohet tek vaksinimi/ Vazhdojnë të bien rastet me COVID-19

Emiratet i kërkuan autoriteteve izraelite që të “marrin përgjegjësinë për uljen e tensioneve dhe dhunës në vendin e shenjtë, ndërsa Bahreini i bëri thirrje qeverisë izraelite që të, “ndalojë këto provokime të refuzuara kundër popullit të Jeruzalemit”.

Ndërkohë, Maroku shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me dhunën duke thënë se Mbreti Mohammed VI “i konsideron këto shkelje si mundësi për nxitjen e tensioneve”.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se i hedh poshtë planet e Izraelit për të nxjerrë nga shtëpitë banorët palestinezë në Jeruzalem ndërsa bëri thirrje për rivendosjen e kufijve të para vitit 1967.

Izraeli pushtoi pjesën lindore të Jeruzalemit gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi, një lëvizje që nuk u njoh nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Diplomacia italiane inkurajon bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë bisedimet në një frymë të hapur për të arritur rezultate pozitive nga ky proces.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqësit e intitucioneve. Zoti Di Maio që erdhi në Kosovë nga vizita në Serbi tha se mbështetja euro-atlantike për bisedimet është një mundësi e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

“Lehtësimi nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja e fortë nga Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e madhe historike për dy vendet. Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, bisedimet përkundrazi do të shërbej vetëm në përforcimin statusit të saj në nivel ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm Italian, duke bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku kundër barrierave dhe të arrihet një pajtim në rajon.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan javën e kaluar për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve por pa asnjë rezultat.

Duke raportuar për bisedimet me Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tha sot deputetëve të parlamentit serb se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

LEXO EDHE:  Burgosja e qytetares që raportoi për COVID-19/ SHBA dhe BE kritikojnë Kinën

LEXO EDHE:  A është e sigurt vaksina AstraZeneca?/ Mjeku Alimehmeti jep përgjigjen e prerë

“Mos u gëzoni me konfliktin e ngrirë, për fat të keq kam frikë se ai do të mbetet ashtu, frikësohem”, tha ai duke nënvizuar se një marrëveshje kompromisi është e vetmja zgjidhje, ndonëse nuk tha se cili mund të jetë ai.

“Ajo që është problem, më i madhi që e shoh sot si president i Serbisë është se unë nuk shoh zgjidhje, nuk e shoh se si do të dukej kjo zgjidhe e kompromisit dhe nuk shoh qëllim nga pala tjetër për diskutim”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj. Por, kërkon nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet e arritura në Bruksel posaçërisht atë për themelimin e Asociacionit të komuanve me shumicë serbe.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet një asociacion një etnik në Kosovë. Kryeministri Kurti nesër pritet të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris, në një përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedimet ndërmjet të cilëve pritet të vazhdojnë në fund të muajit korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

5 vjet nga Brexit, ekspertët: Pasojat do të jenë afatgjata

Publikuar

-

Nga

Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur BE-në, çështja e Brexit vazhdon të kumbojë.

Slogani i Boris Johnson, “Çojeni Brexit në fund”, bëri që ai të zgjidhej kryeministër i Britanisë dhe qytetarët britanikë dolën nga Unioni në janar të 2020-s.

Por a është realizuar Brexit?

“Brexit mund të jetë realizuar, por pasojat e tij do të na mbajnë të zënë për vitet, në mos dekadat e ardhshme”, tha David McAllister, euro-deputet gjerman.

Një nga arsyet për këtë parashikim është protokolli i Irlandës së Veriut, pjesë e akordit të Brexit, që e mban vendin në tregun e përbashkët të bllokut.

Kjo do të thotë kontroll të produkteve që hyjnë në vend nga Britania.

Por një marrëveshje mirëkuptimi u arrit për të ndihmuar tranzicionin e tregjeve nga fillimi i këtij viti.

Por diçka e zemëroi BE-në, vendimi personal i Mbretërisë për të zgjatur këtë periudhë deri në tetor. Dhe aktualisht, çështja është ende e pazgjidhur.

“Ne i kuptojmë vështirësitë në Irlandën e Veriut. Ne jemi gati të tregohemi fleksibël, por nëse pala britanike vijon me masa të njëanshme pa i diskutuar ato me Komisionin Evropian dhe me Republikën e Irlandës, atëherë do të ketë një përgjigje të fortë dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian”, tha McAllister.

Largimi nga BE do të thotë gjithashtu më shumë kontrolle dhe dokumente për mallrat që hyjnë në kontinent.

Si pasojë e kësaj, tregtia mes Britanisë dhe Evropës ka vuajtur. Dhe siç thotë një tjetër euro-deputet gjerman, dëmi është më i ulët për BE-në.

“Shifrat e import-eksportit janë të qarta. Dëmi financiar po ashtu. Edhe shërbimet financiare, interesi kryesor ekonomik në Britani, është dëmtuar. Ndaj mendoj se është e qartë se ku janë dëmet më të mëdha”, tha Bernd Lange.

LEXO EDHE:  Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA/ KPA nxjerr nga sistemi i drejtësisë prokurorin Eugen Beçi

LEXO EDHE:  Debatet për kryeprokurorin/ Franca del kundër SHBA-së

Edhe të drejtat e qytetarëve evropianë janë prekur. Teksa liria e lëvizjes nga të dyja palët ka marrë fund, gjithnjë e më shumë njerëz po refuzohen ose arrestohen sapo mbërrijnë në Britani. Është një çështje të cilën Brukseli duhet ta zgjidhë.

“Të mos krijojmë barriera. Le ta bëjmë marrëdhënien funksionale. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë dhe biznesin, por edhe për njerëzit që jetojnë në dy anët e Kanalit, njerëz me familje që shpresojmë se do të mund të jetojnë sa më mirë, pavarësisht vendimit politik”, u shpreh McAllister.

Shumë vetë në Britani do festojnë Brexit këtë javë, por në anën tjetër të Kanalit përgjigjja do të jetë më e heshtur./euronews 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Vrau gruan në sy të fëmijës/ Piloti grek dërgohet në burgun e grave

Publikuar

-

Nga

Vrau gruan në sy të fëmijës!/ Piloti grek dërgohet në burgun e grave

Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që të jetë kryefjalë në mediat greke.

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos është lënë sot në burg për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Crouch, ndërsa për arsye sigurie ai është dërguar në burgun e grave në Korydallos raportojnë mediat vendase.

Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis tha për mediat se të akuzuarit iu bënë një sërë pyetjesh dhe se ai nuk i ndryshoi deklaratat e bëra më herët.

“I akuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën.”

LEXO EDHE:  SHBA përqendrohet tek vaksinimi/ Vazhdojnë të bien rastet me COVID-19

LEXO EDHE:  Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA/ KPA nxjerr nga sistemi i drejtësisë prokurorin Eugen Beçi

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen.

Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, se kur i ishte hequr karta e memories.

Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe./CNA.al

LEXO TE PLOTE