Connect with Us

Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Bota

Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Publikuar

-

Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin e Izraelit.

Përleshjet, që janë më të këqijat në vitet e fundit, kanë nxitur shqetësim botëror, se ato mund të përshkallëzohen edhe më tej.

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aqsa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha më 9 maj se rreth 100 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë natës dhe shumica prej tyre kanë pësuar lëndime nga plumbat e gomës dhe granatat tymuese që kanë hedhur forcat e sigurisë.

Policia izraelite tha se 17 oficerë po ashtu janë lënduar.
Më 9 maj, Papa Françesku bëri thirrje për dhënien fund të dhunës në Jerusalem, teksa shumë shtete arabe lanë dënuar veprimet e forcave të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha më 9 maj se Izraeli “nuk do të lejojë asnjë ekstremistë që ta destabilizojë qetësinë në Jerusalem”.

Përleshjet në Jerusalem vijnë kur më 9 maj, hebrenjtë nisin shënimin e Ditës së Jerusalemit, ditë kjo kur festohet aneksimi i Jerusalemit Lindor dhe shumë nacionalistë fetarë mbajnë parada dhe ngjarje të tjera.

Përleshjet nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

Vlerësohet se rreth 90 mijë palestinezë, në Natën e Kadrit, më 8 maj, morën pjesë në lutjet në xhaminë Al-Aqsa./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

KE: Të hetohet vdekja e burrit rom gjatë arrestimit nga policia çeke

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom derisa po arrestohej nga një polic çek. Polici çek e kishte shtypur me gju në qafë për disa minuta.

Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior të Teplicës në Çeki.

Pamjet kanë treguar se si më 19 qershor, njëri nga tre policët kishte shtypur me gju qafën e burrit rom. Ai kishte vdekur më vonë në ambulancë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia kishte thënë se një mjek e kishte përcaktuar mbidozën nga droga si shkaktare të vdekjes.

Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë. Por, kryeministri çek, Andrij Babis ka mbështetur trajtimin e incidentit nga ana e policisë.

“Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha Babis më 23 qershor.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Ka shumë kohë që komuniteti rom përballet me racizëm dhe diskriminim në Evropën Lindore. Ata ballafaqohen me pengesa të mëdha edhe në punësim dhe arsimim. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Publikuar

-

Nga

Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka qëndruar për 5 orë në pyetje nga hetuesit. Rrëfimi i vrasësit “kishte shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat greke bazuar te burimet nga autoritetet. I akuzuari “ka përsëritur se meriton dënimin, por nuk e konsideron veten përbindëshi që paraqitet”.

Hetuesi dhe prokurori insistuan në pyetjet rreth asaj që ndodhi natën fatale. I akuzuari dyshohet se dha një përgjigje të hollësishme në lidhje me njohjen dhe martesën e tij me gruan e tij.

Kur arriti në përshkrimin e krimit, ai dyshohet se u përgjigj se nuk bëri asgjë për të ndihmuar gruan e tij, kur vuri re se rezistenca e saj po zvogëlohej duke u shuar.

Pastaj, sipas të njëjtit informacion, ai nuk dinte çfarë të bënte dhe pastaj filloi të mendonte për fëmijën e tij. Më pas piloti pretendoi se kishte marrë vendimin për të inskenuar grabitjen e rremë dhe e filloi duke vrarë qenin.

Ndjenja që ai la, sipas hetuesve, ishte se, edhe një hap para qelisë, ai ishte i interesuar më shumë për imazhin e tij te njerëzit sesa atë që ndodhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia lehtëson masat nga Covid-19/ Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambiente të hapura

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Greqia lehtëson masat: Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambjente të hapura

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të hiqet kufizimi për të mbajtur maskën mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Nikos Hardalias është shprehur se ky vendim ka ardhur pasi rastet ditore dhe humbjet e jetëve janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror”, tha Hardalias./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE