Connect with Us

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Politikë

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Publikuar

-

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demokratë t’i dalin kundër Lulzim Bashës, madje kanë nisur edhe dorëheqjet.

Burime për CNA.al bënë me dije se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Por duket se Minarolli është penduar për këtë vendim dhe është tërhequr nga dorëheqja.

Ervin Minarolli

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ervin Minarolli deklaron se do të vazhdojë të shërbejë për PD-në.

As kam dhënë dhe as kam arsye për të dhënë dorëheqjen! Kam qenë dhe mbetem në krye të detyrës, si Sekretar i Burimeve Njerëzore, në shërbim të demokratëve, dhe me vendosmëri për të çuar përpara betejën për rrëzimin sa më parë të regjimit të Edi Ramës që ka marrë peng Shqipërinë”, shkruan ai ndër të tjera.

LEXO EDHE:  "Përçarja" e opozitës parlamentare/ Përmeti: Heqja e koalicioneve nuk dëmton PD-në

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Minarolli është tërhequr nga ky vendim, por duket se pendesa e tij ka ardhur pas lajmit të CNA.al.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al e paralajmëroi këtë veprim të Minarollit dhe tashmë pritet që dorëheqjen ta përgënjeshtrojë edhe Sahit Dollapi me justifikimin se janë fakeneës të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën./ CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  "Edhe mjekët dhe infermierët e Fierit në karantinë"/ PD propozon 3 masa urgjente
LEXO EDHE:  Ilirjan Celibashi i sigurt/ “Rezultati i zgjedhjeve do publikohet brenda 48 orëve”

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësirave kalimtare/ Parashkimi i motit për sot
LEXO EDHE:  “Meta nuk kandidon më për kryetar të LSI”/ Kryemadhi: Me shaka thotë se do krijojë partinë e tij

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE