Connect with Us

Çmimet e kripura në jug gjatë sezonit veror/ Bes Kallaku nuk kursen kritikat

Aktualitet

Çmimet e kripura në jug gjatë sezonit veror/ Bes Kallaku nuk kursen kritikat

Publikuar

-

Aktori i humorit Bes Kallaku ka mbajtur mbrëmjen e sotme një monolog ku reagoi ashpër për çmimet e kripura gjatë sezonit veror në jug të Shqipërisë.

Kallaku e krahason Dhërmiun me Monte Carlon, ndërsa thotë se në kulmin e sezonit edhe omletën e shesin 50 mijë lekë.

Përsa i përket Jalës, ai deklaroi se nëse nuk ke makinë të mirë nuk të lënë as të hysh e aq më tepër të të japin një dhomë me qira.

Aktori theksoi në emisionin “Kosherja” se shezlongu ëështë 150 euro dhe peshku është aq shtrenjt sa viçi i dasmës.

“Kur zbresim në jug, fillojmë me çmimet. Dhërmiu si në Monte Carlo. Leje Jala pastaj, Jala nuk preket me dorë. Në Jalë ti paguan edhe për prezencën tate. Fillon çmimi tani në Dhërmi, s’ka problem, një omletë okay shtrenjtë, 10 mijë lekë omleta. Po me bo me shku në kulmin e sezonit në Dhërmi me porosit një omletë 50 mijë lekë. E ke parasysh atë kokrrën e vezën kaq? E ajo çahet dhe bën 50 mijë lekë o vëlla. Sikur ta ketë bërë vezën Kim Kardashian.

Mirë kjo, po po të shkosh në Jalë nuk të lënë as me u fut në qoftë se nuk e ke makinën nga 2015 e lart. Kur shkon me Golf 2 në Jalë, ça bën ti ore, nuk ka dhoma, gjithë Jala është zënë, kthehu mbrapsht, kthehu mbrapsht, kthehu mbrapsht. Po po shkove me S të fundit, sidomos nga këto S me targa Zvicre, edhe po të mos ketë dhoma, do e gjejnë njonin që ka parkuar një makinë 2010, do ta kapin për lesh me e qit jashtë, që të lirojë dhomën ty. Se S ha bukë gjithkund, hap rrugë gjithëkund.

Mos me fol pastaj për brezin e parë të shazlloneve. 150 Euro shezlloni, katër dërrasa dhe një çarçaf. Më shtrenjtë shazlloni sesa hoteli. Kur porosit peshkun, peshkun e rezervatit ta shet për peshk 500 metra thellësi ai tjetri. Ta shet peshkun sa viçin e dasmës. Ne mirë që duam turista mo vëlla, po i duam edhe kategori. Se këto kategoritë poshtë me ca Euro, jo o vëlla. Këto çunat e Londrës me Paund, e si i hapet dera, e si i hapet lokali.

Edhe në fakt nëse në të vërtetë duam turizëm elitarë, ne vetë duhet të kemi sjellje elitare. Nuk duhet kurrësi që nëpërmjet mrekullive dhe bukurive të vendit tonë të abuzojmë në kurriz të çdo turisti që vjen në Shqipëri për përfitime personale. Sepse nëse doni të zhvilloni ekonominë dhe të ndryshoni ekonominë, në fillim duhet të ndryshoni sjelljen me çdo turist.

Duhet që secili turist të ndjejë bujarinë, mikëpritjen shqiptare, që të thotë: ‘Po mo vëlla isha në Shqipëri, u kënaqa në Shqipëri. Bukuri, mrekulli, u sollën mirë me mua. Më respektuan, ma futën pak, po ishte bukur.

Faleminderit të gjithë turistave që do të vijnë këtë vit në Shqipëri, po jua paralajmërojmë dhe po ju parafalenderojmë”, deklaroi Bes Kallaku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Publikuar

-

Nga

Keidi Mehmetaj, e cila “ u dogj” nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi për hir të Petrit Vasilit, edhe pse kishte më shumë vota se ai, është shfaqur sot e rebeluar.

Në studion e Breaking në TopNews, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së Mehmetaj se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit t’i kujtonte Mehmetaj video- skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Debati i plotë:

Gazetarja: Sa meritokraci ka brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Thaçi: Pika për njohjen e Kosovës u hoq sepse…

LEXO EDHE:  Arrestimi i Fjolla Morinës/ Gazetari rrëzon pretendimet e avokates: Akuzohet për trafik armësh

 Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

 Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

 Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një thirrje publike ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Sot, për të disatën herë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar, duke iu drejtuar mediave, që të mos heshtin për çështje të caktuara, por të tregojnë guxim dhe t’i shërbejnë publikut.

Reagimi i ambasadores Kim, ka ardhur pas kërkesës së bërë dje nga ONM, në lidhje me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pra, ankimin e bërë në KPK dhe kalimin në KPA.

Një reagim i ambasadores që vjen pas Reformës në Drejtësi, një proçes që është udhëhequr nga vetë amerikanët dhe Bashkimi Europian, por për herë të dytë ajo përsëriste apelin ndaj mediave.

Të parin e ka bërë publik, të ashpër dhe të fortë, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, dhe kjo ishte hera e dytë që fliste ndaj mediave.

Në fakt ne si redaksi, kemi dy kërkesa të thjeshta, ndoshta që Zonja Ambasadore mund t’i ndihmojë edhe mediat, por edhe shqiptarët, nëpërmjet Twitter-it, të saj.

Së pari, thirrja është që mediat të mos keqpërdoren nga ortakëri korruptive, të cilat ju mbyllin gojën. Pra, ky është rasti konkret, është rasti i Top Channel, që mbron publikisht me kronika dhe emisione, aferën korruptive të inceneratorëve, të cilen e ka nën hetim SPAK.

Thirrja jonë është mjaft e thjeshtë. A mund t’i kërkohet publikisht SPAK-ut, të zbardhë dosjen e inceneratorëve dhe lidhjet me Top Channel?

Kjo do të ishte mjaft e rëndësishme.

Nga ana tjetër, zonja Ambasadore mund t’i kërkojë këtij institucioni edhe hetimin e pasurisë së drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi. Apo të ardhurat që qarkullon kjo media dhe lidhjet e tyre me koncesionet që jep qeveria.

Pra, lidhja qeveri-korrupsion, nëpër koncesione dhe më pas ortakëri në media, duke i financuar ato.

Ndaj, e nderuar Zonja Ambasadore, me shpresën se do ta lexoni kërkesën tonë dhe do të reagoni, qoftë ndaj SPAK, të cilin ju e quani një histori suksesi, i cili në fakt është si ai “djalli” që fshihet në detaje. Ku megjithëse pretendohet një luftë e madhe, kundër korrupsionit, duhet të dini se shumë letra harrohen në sirtar dhe SPAK nuk heton deri në fund korrupsionin në media, apo korrupsionin e inceneratorëve, dosje të cilat i “përpëlit”, ose nuk i shqyrton fare.

LEXO EDHE:  Thojini mirupafshim ditëve me diell/ Moti merr kthesë të papritur javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Thaçi: Pika për njohjen e Kosovës u hoq sepse…

Prandaj, dhe thirrja jonë është publike. Thojini me emra ato mediat që nuk flasin edhe kur bëhet fjalë për trafikantë droge, edhe kur bëhet fjalë për inceneratorët, edhe kur bëhet fjalë për mbështetje prokurorësh.

E në rast se nuk doni t’i thoni me emra, për të ruajtur etikën, nga ana tjetër ju mund t’i kërkoni SPAK, të shkartisë njën herë e mirë letrat, të hapë dosjet dhe të mbyllë deri në fund hetimet për skandalin e inceneratorëve dhe dosjet korruptive që lidhen me koncesionet e qeverisë në marrëdhënie me mediat./CNA.al

Ambasadorja amerikane reagim të fortë për mediat

Letër publike ambasadores Kim/ Pse SPAK nuk e heton këtë “peshk të madh”?!

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Çfarë fsheh biznesi i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e negociatave/ Krocia pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm Kroat Gordan Grlic Radman, është shprehur me nota positive për përmbushjen e kritereve për çeljen e negociatave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas HRT, media e Kroacisë, ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë.

Pasi ende ka disa vende që janë kundër hapjes  së negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut./CNA.al

LEXO TE PLOTE