Connect with Us

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë/ ‘Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja nga klasa…’

Politikë

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë/ ‘Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja nga klasa…’

Publikuar

-

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë/ Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja nga klasa…

Gazetari Blendi Fevziu është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Dola te Ola” ku ka rryfyer momente të rëndësishme nga jeta e tij, duke u ndalur dhe tek situata politike.

Ai ka komentuar disa prej figurave më të rëndësishme në vend, sicc është kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha për të cilin ka surprizuar jo pak me rrëfimin e tij.

Fevziu tha se Bashën dikur e ka patur dhe nxënës, në kohën kur ai bëntë stazhin si mësues në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.

LEXO EDHE:  Replikë me Mero Bazen/ Pse "çmendjen" e Presidentit nuk e zgjidh dot Kushtetuta

Për presidentin Ilir Meta, Fevziu tha se e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

Ndërsa për kryeministrin Rama Fevziu tregoi se kur e ka ftuar për herë të parë në studio shuëm vite më parë, ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbi të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autoritet./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arma më e fuqishme e Opozitës

Publikuar

-

Nga

Nga Oerd Bylykbashi

Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni publik dhe duhet dënuar për falsifikim.

6 vite më parë kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit më duhej të përballesha jo vetëm me socialistët që pengonin hartimin e tij, por edhe me ata skeptikë brenda nesh që deklaronin se Dekriminalizimi nuk bëhet me ligj por vetëm me retorikë politike, apo se ishte thjesht një ligj që nuk do të funksiononte. Ja ku është!

Po të mos ishte ky ligj sot, me mekanizmin e tij të pamëshirshëm e të ftohtë, nuk do të numëroheshin e mbaheshin mend deklaratat nga foltorja e PD-së kundër deputetëve e kryebashkiakëve të Ramës me dënime për vrasje, rrëmbime, përdhunime, trafiqe e krime të tjera dhe ata ende do të ishin në Parlament e bashki. Pa këtë ligj, Rama do vazhdonte të mbronte skotën e kriminelëve të tij siç mbronte dikur Rroshin.

LEXO EDHE:  Foto-Protesta para ministrisë/ Këto janë mesazhet e forta të studentëve

LEXO EDHE:  Edi Rama merr titullin ‘Qytetar Nderi’ nga komuna Ulqin

Rama e urren këtë ligj ndaj e quan antikushtetues. Kam qenë i ndërgjegjshëm kur e hartoja se është ligji më i ashpër i llojit të vet në Europë, por këtu e çoi vendin Rama, tek qeverisje me kriminelë. Tashmë duhet të shtojmë mekanizma që pengojnë kriminelët të fusin fëmijët dhe ushtarët e tyre si përfaqësues të interesave të tyre në institucionet demokratike.

Parlamenti është shtegu më i vështirë për të ecur për një Opozitë në një regjim që maskohet me votime, sepse asaj i duhet të provojë çdo ditë që nuk është fasadë. Por ligji i Dekriminalizimit është prova e fuqisë së një opozite parlamentare që betejat i fiton me moral dhe kauzë të drejtë duke bindur shqiptarët. Ai është prova se Parlamenti, ku na mandatoi për t’i përfaqësuar gjysma e lirë e shqiptarëve, plot 730 mijë njerëz të lirë, është arma më e fuqishme që kemi në betejën për të rrëzuar regjimin e Ramës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vazhdojnë përplasjet me Pjerin Ndreun/ Voltana Ademi i drejtohet gjykatës

Publikuar

-

Nga

Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Bashkia Shkodër merr vendimin e rëndësishëm

Vazhdon përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut.

Voltana Ademi i është drejtuar gjykatës për këtë çështje, duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen e Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm.

Edhe më herët Voltana Ademi e ka kundërshtuar këtë vendim, duke deklaruar se votimi është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo nga anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Faktet e çështjes

-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.-raporton abcneës.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e  drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

LEXO EDHE:  17 maj 2017-17 maj 2018/ Çfarë solli në një vit marrëveshja Rama-Basha

LEXO EDHE:  Platforma e bashkëqeverisjes me qytetarin / Këshilltari i Bashës: Strehë për trushkulurit që adhurojnë liderin e tyre

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më në fund vjen lajmi i shumëpritur për shqiptarët”/ Rama: Ia dolëm edhe kësaj sfide

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin, sipas të cilit ambasadorët e 27 vendeve anëtare të unionit miratuan këtë të Mërkurë, përfshirjen e Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera të rajonit, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve lejohet të hyjnë për udhëtime jo-esenciale në hapësirën e përbashkët.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është lajmi që prisnin shqiptarët, ndërsa shton se Shqipëria nuk do të ndalet në ngjitjen drejt majës ku meritojnë fëmijët tanë.

LEXO EDHE:  "Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira"/ Mediu: Kushtet janë sabotuar që në fillim
LEXO EDHE:  Edi Rama merr titullin ‘Qytetar Nderi’ nga komuna Ulqin

Lajmi që prisni.

Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE