Connect with Us

Bejzade me kritika për Partizanin: 6 pikë ose më shumë ia ka rregulluar Olsi, do ishin në vend të 5

Sport

Bejzade me kritika për Partizanin: 6 pikë ose më shumë ia ka rregulluar Olsi, do ishin në vend të 5

Publikuar

-

Partizani u ndal në një barazim zhgënjyes në Korçë, teksa sfida me Skënderbeun vendas u mbyll me rezultatin 1-1. Pas këtij takimi të kuqtë humbën edhe kreun, ndërsa ka pasur pakënaqësi te tifozët të cikët kanë reaguar me komente në faqjen zyrtare të klubit.

Por, mes komenteve të tjera, binte në sy edhe komenti i ish-futbollistit të Partizanit, Skerdi Bejzade. Ky i fundit thekson se ekipit në këtë sezon, 6 pikë ia ka rregulluar drejtori Olsi Rama, pasi pa fitoret me Kukësin dhe Kastriotin, ekipi do të ishte në vend të pestë.

“Po ia jepni me zor Teutës ose Laçit kampionatin, ose më shumë ia ka rregulluar Olsi Rama, Kukësin dhe Krujën. Këto ndeshje i keni vetë për të fituar ju si sportista. Nuk ka cfarë të bëjë më Olsi, vetëm të futet në fushë të shënojë”, shkruan Bejzade.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Hysaj te Lazio, firmos për 5 vite”, eksperti i merkatos e bën të kryer

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj është një hap larg Lazios, sikurse raporton së fundmi eksperti i merkatos në Itali,  Alfredo Pedulla.

Shkodrani do të jetë afrimi i parë i klubit kryeqytetas në epokën “Sarri”. Trajneri italian e njeh mirë Hysajn, pasi e ka pasur në skuadër tek Empoli dhe më pas edhe te Napoli.

Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë. Këtë javë pritet të ketë një takim mes palëve, për të hedhur më pas edhe firmën mbi marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

VAR zbarkon në Superiore, përgatiten arbitrat

Publikuar

-

Nga

Duke nisur nga sezoni i ri, Kategoria Superiore do të implementojë sistemin VAR, si një formë për të minimizuar gabimet në fushën e lojës. Për të marrë edhe të dhënat e duhura rreth përdorimit të këtij sistemi, ditën e sotme, arbitrat dhe asistentët e Superiores kanë pasur një seminar me drejtorin e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elerej, i cili ndër të tjera është edhe anëtor i Komitetit të Arbitrave në UEFA.

Fokusi kryesor i këtij seminari ishte prekja me dorë e topit, ndërsa u shpjeguan edhe ndryshimet e reja të rregullores, si dhe protokolli i përdorimit të VAR. Ditën e nesërme, Elerej do të ketë sërish një takim ke arbitrat dhe asistentët pjesëmarrës për të testuar njohuritë. Sakaq, theksohet se ky nuk është seminari i parë që bëhet me qëllim përdorimin sa më korrekt të VAR në sezonin e ri të Superiores.

LEXO TE PLOTE

Sport

E pranon vetë Calhanoglu: Jam i Interit, por shkoj në Milano për të firmosur

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanoglu konfirmon se ka arritur një marrëveshje me Interin duke “tradhëtuar” Milanin dhe tifozët e saj. Së fundmi fantazisti turk i cili nuk pranoi rinovimin me Milanin pasi sipas drejtuesve të kuqezinjve kërkesat e tij janë relativisht të larta, ai do të transferohet nga krahu tjetër i Milanos si një lojtar me parametra zero pasi kontrata e tij i ka skaduar.

Tani është vetë 27-vjeçari i cili me anë të mikrofonave të medias turke “TRTSpor”, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Milanos pasi ka një marrëveshje me Interin dhe se do të firmosë kontratën nesër:

“Kam arritur një marrëveshje me Interin. Jam duke shkuar për në Milano sepse nesër do të firmos kontratën me zikaltërit.”, deklaroi Çalhanoglu.

Sipas mediave të ndryshme, turku do të firmosë një kontratë 3 vjeçare plus edhe një sezon tjetër rinovimi me një pagë prej 5 milionë eurosh. Çalhanoglu me fanellën e Milanit u aktivizua prej 4 sezonesh dhe gjatë sezoni të kaluar ai luajti në 43 ndeshje nga ku realizoi 9 gola dhe dhuroi 12 asist.

LEXO TE PLOTE