Connect with Us

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Në aksidentin  e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri më tani raportohet për plagosjen rëndë të një të miture.

Kjo e fundit tashmë është nxjerrë nga makina për t’u dërguar në spital, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Makina thuhet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe sipas Report tv, dyshohet se një mjet tip ‘Audi’ ka goditur nga pas atë, duke e nxjerrë jashtë rruge dhe duke e shkatërruar plotësisht./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Emanuel Makron, synon të përgatisë BE-në për jetën pas Brexit

LEXO EDHE:  Shtetet e vogla dhe fuqia e butë/ Si duhet të sillet Kosova në arenën ndërkombëtare

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata në SHBA/ Rebelohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë  ish-të  dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.

Manjani është ndalur tek përgjigja e Ramës, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur non grata ish=Presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Qukës-Qafë Plloça, fytyra e dështimit të Rilindjes/ Rama gënjen turpësisht shqiptarët

LEXO EDHE:  Thellohen përplasjet me ndërkombëtarët/ LSI akuza të forta BE-së

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE