Connect with Us

Zbulohet një laborator droge në Lushnje/ Arrestohen dy punonjës të OSHEE

Kronika

Zbulohet një laborator droge në Lushnje/ Arrestohen dy punonjës të OSHEE

Publikuar

-

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra më parë në rrugë policore, nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Krutja”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnje, si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve E. R., 45 vjeç, banues në Tiranë, L. S., 54 vjeç dhe I. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit E. R., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre.

LEXO EDHE:  Alarmi/Konflikti PS-PD, rrezikon të lërë pa energji të gjithë vendin

Të dy këta shtetas, punonjës të kompanisë OSHEE, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. S., u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE