Connect with Us

Video-U betua për dorëheqje nëse humbte bastionet e PD/ Kur do ta lërë mandatin Grida Duma?  

Politikë

Video-U betua për dorëheqje nëse humbte bastionet e PD/ Kur do ta lërë mandatin Grida Duma?  

Publikuar

-

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Grida Duma, përgjatë zgjedhjeve parlamentare, jo vetëm  kandidonte si deputete por ishte edhe drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë.

Por, në të dyja këto Bashki, që kanë qenë historikisht bastione të Partisë Demokratike, humbi.

Në Bashkinë Kavajë, PD mori 10 115 vota, përkundrejt PS me 10 338 dhe në Bashkinë Rrogozhinë mori vetëm 3 949 vota, ndërsa PS mori 5 337 vota.

Pra, humbi në të dyja Bashkitë, që konsideroheshin bastione të PD dhe ku Grida Duma deklarohej se i kishte në xhep.

Për më tepër, ajo përgjatë fushatës ka paralajmëruar se do të dorëhiqej nga mandati i deputetes nëse humbte në këto Bashki.

LEXO EDHE:  Grida Duma humbet edhe ne qendren e votimit te familjes

Erion Veliaj, të futet në listë, të konkurojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe Rrogozhinë 7 % të votave, ja këtu jemi brash dhe po iu them që une lë mandatin”, shprehej Duma.

Por, ajo humbi dhe dorëheqje nuk dha, duke qëndruar kështu në të njëjtën linjë me kreun e PD –së, Lulzim Basha dhe kreun e shtetit Ilir Meta.

Pra, edhe humbësa, edhe gënjeshtarë, edhe mashtrues me elektoratin.

Më poshtë po sjellim videon që demaskon Grida Dumën, e cila përbetohej se do të dorëhiqej nga manadati i deputetes, nëse do të humbte./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Xhaçka paralajmëron qytetarët: Kujdes!

Publikuar

-

Nga

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE njësoj si ata që jetojnë brenda BE, por paralajmëroi qytetarët duke theksuar se disa vende mund të kenë protokolle specifike.

LEXO EDHE:  Video/ Votën e lirë e vrau krimi

LEXO EDHE:  VIDEO-Marina Vjollca si asnjëherë më parë/ Zbulon pasionin e saj të hershëm dhe të gjithë mbetëm pa fjalë

“Këshilli i Bashkimit Europian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi”, shkruan Xhaçka. 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD mbledh Kryesinë/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Publikuar

-

Nga

PD mbledh Kuvendin/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Partia Demokratike, ka mbledhur sot Kryesinë, ndërsa në datë 17 Korrik do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë, hapi i radhës është mbledhja e Kuvendit Kombëtar që në rendin e ditës ka tre pika, që pritet që të miratohen nga Kryesia ditën e sotme.

E para do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill.

E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar, që do të thotë largim edhe i kreut te ketij institucioni, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani ka pasur qëndrime mjaft kritike ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

VENDIMI I KRYESISE

1. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
2. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ringritja e PD/ Kadilli zbardh propozimin, për një parti të pastër dhe të hapur

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli ka treguar kërkesën që do të shtrojë në mbledhjen e Kryesisë së PD, që do të mbahet pas pak.

Ai ka thënë se do të kërkojë që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastë, të hapur, të bashkuar dhe fituese! “, ka thënë Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE