Connect with Us

VIDEO/ Finale pa krisma në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

La Liga

VIDEO/ Finale pa krisma në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Publikuar

-

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego Simeones ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë.

 

Correa, Llorente dhe Carrasco patën shanset e tyre, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Leo Messi tensionoi mbrojtjen mike në minutën e 41-të, por Oblak e ndali me një pritje të bukur.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse vendasit patën iniciativën. Araujo gjeti golin në minutën e 70-të, por ishte në pozicion të parregullt dhe u anulua. Në fund tentoi edhe Dembele, por sfida përfundoi 0-0.

 

Atletico Madrid vazhdon të kryesojë La Liga-n me 77 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe tre mbi Real Madrid, që pret në fushën e vet Sevillan (70 pikë) të dielën në mbrëmje (21:00)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Benzema tregon bisedën me Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Ndeshja Portugali-France pari dy protagonistë:Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema, autorë dopietash. Një mbrëmje për të mos u harruar për të dy, ish-shokë skuadre te Real Madrid. Francezi u kthye në gol te “Les Bleus”, 2085 ditë pas 8 tetorit 2015, kur shënoi ndaj Armenisë.

Nga ana tjetër, kampioni portugez i Juventusit arriti Ali Daei me 109 gola në kombëtare, duke e çuar kështu rekordin e ri të shënimit në një fazë finale të Kampionatit Europian në 14 gola.

Benzema dhe biseda me Cristiano Ronaldo

Benzema foli edhe për atë që diskutoi me Ronaldon: “Është gjithmonë kënaqësi ta shoh Cristiano, sepse së bashku kemi bërë një udhëtim prej tetë apo nëntë vitesh.

Ne kemi fituar tituj, kemi shënuar gola së bashku te Real Madridi. Ishte kënaqësi ta takoja përsëri në fushë. Ne folëm për gjëra normale, nëse gjithçka po shkonte mirë dhe i uruam njëri-tjetrit fat me klubet dhe ekipet tona kombëtare”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Çmenduria e Laportës, Mesi dhe Ronaldo bashkë te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij teksa luzitani ka edhe një vit kontratë me Juventus. Mirëpo, me një ofertë të kënaqshm, bardhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë 36-vjeçarin. Sakaq, CR7 ka interesin e PSG dhe Mançester Junajtid.

Mirëpo, së fundmi ka dalë në skenë një emër surprizë, Barcolina. Presidenti Huan Laporta ëndërron të bashkojë Mesin dhe Ronaldon në ngjyrat blaugrana.

Megjithatë, presidenti e di mirë vështirësinë e këtij transferimi, si nga ana financiare, po ashtu edhe nga ana sportive duke qenë se Ronaldo ka një të kaluar të lavdishme me Real Madrid. Laporta ia ka rrëfyer dëshirën miqve të tij të afërt, ndërsa e pranon se kjo ide është ekstreme.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Shkëlqeu te Barcelona B, ja ekipet që duan Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj ka shpërthyer në sezonin që lamë pas te Barcelona B, duke qenë golashënuesi i katalanasve të vegjël. Por pavarësisht statistikave mbreslënëse, sulmuesi shqiptar nuk po merr oferta të mira.

Të paktën jo në Spanjë, teksa mediat kanë zbuluar emrat e klubeve që kërkojnë Manajn. Bëhet fjalë për skuadra të dorës së dytë në La Liga 2 teksa Real Oviedo, Ibiza dhe Tenerife kanë shfaqur interesimin e tyre.

LEXO TE PLOTE