Connect with Us

Tronditet Sergio Ramos, rrezikon Europianin

La Liga

Tronditet Sergio Ramos, rrezikon Europianin

Publikuar

-

Kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos ka marrë një tjetër goditje së fundmi, teksa ka zbuluar se në ndeshjen ndaj Çelsit ka pësuar një tjetër dëmtim dhe është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Ka qenë vetë klubin madrilen që ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një dëmtim ndaj Çelsit, në ndeshjen ku ai sapo ishte kthyer nga dëmtimi i mëparshëm që e mbajti jashtë për disa javë. 2021 mund të quhet si një mallkim për mbrojtësin, i cili vetëm në 5 muajt e para të vitit, është infektuar me Koronavirus dhe është dëmtuar dy herë.

Nuk dihet ende se sa do mungojë lojtari, por gjasat janë që sezoni për të është mbyllur, pasi kanë mbetur edhe pak javë për t’u luajtur. Gjithashtu në rast se dëmtimi rezulton i rëndë, atëherë Ramos rrezikon edhe Europiainin në verë me Spanjën.

Ndoshta ajo me Çelsin mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Ramosit me fanellën e Realit, pasi kontrata i përfundon në fund të sezonit dhe nuk ka ende të reja për rinovimin, teksa prej kohësh flitet se do të largohet.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zyrtare/ Vjen një tulipan në sulm, Barcelona prezanton afrimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Tani është zyrtare, Memphis Depay është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi holandez ishte një kërkesë e trajnerit Roland Koeman, i cili e donte me çdo kusht në skuadër bashkatdhetarin e tij.

27-vjeçari vjen me parametra zero nga Lyon, klub në të cilin u aktivizua në 4 vitet e fundit. Depay ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me katalanasit.

 

Lojtari ofensiv ka kryer vizitat mjekësore te kombëtarja e Holandës, që po garon në Euro 2020. Të pranishëm kanë qenë pjesëtarë të stafit mjekësorë të Barcelonës.

Një përforcim me vlera për klubin e njohur iberik, që pas Sergio Agueros siguron një tjetër lojtar sulmues plot cilësi, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos nuk i mban dot lotët: Një ditë do rikthehem përsëri te Real Madridi

Publikuar

-

Nga

Serxhio Ramos ka folur ditën e sotme në konferencën e lamtumirës, pasi vendosi të largohet nga Reali i Madridit. Mbrojtësi e mbyll me madrilenët pas 16 viteve, teksa gjatë konferencës e kishte të pamundur t’i mbante lotët.

Gjatë kohës kur po fliste, lojtari u bllokua, duke shpërthyer në lot. “Do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Falënderoj Real Madridin, gjithmonë do jeni në zemrën time.”, tha Ramos gjatë fjalëve të tij.

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ E njofton klubi, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.

Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.

Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka.

LEXO TE PLOTE