LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën tre anëtarë, dyshohet se u helmuan në Shqipëri

8 Maj 2021, 20:53, Kosova & Bota CNA
Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën tre anëtarë,

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri, duke ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve, ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të sqarojne  rrethanat e vdekjes së tre familjarëve, shkruan gazeta Telegraf.

?Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!?, shkruan ai.

Sipas raportimeve të mediave lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.

 

Lajmet e fundit nga