LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerri që po përjeton India nga Covid-19, mund të përsëritet kudo tjetër

8 Maj 2021, 06:46, Blog CNA
Tmerri që po përjeton India nga Covid-19, mund të

Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo ?The New York Times?

Do të duhet të kalojë një fare kohe përpara se sa të kuptohet plotësisht arsyeja pse India është goditur kaq rëndë nga koronavirusi javët e fundit. Por një gjë është paraprakisht e sigurt: Problemi i Indisë tani është problemi i gjithë botës.

India u mbyll shumë shpejt kur u shfaq virusi për herë të parë, dhe më pas u rihap po shumë shpejt. Në marsin e vitit 2020, vendi u mbyll edhe pse nuk kishte ende shumë raste pozitive me Covid-19. Miliona njerëz, shumë prej tyre punëtorë emigrantë, mbetën të bllokuar pa ushqim dhe strehim.
Por duke u përballur me rrezikun e një katastrofë ekonomike, qeveria rihapi vendin përpara se sa pandemia të niste të largohej vërtet. Dhe ajo që po ndodh tani në Indi, është shumë e ngjashme me atë që përjetuan Shtetet e Bashkuara në valën e parë të pandemisë së koronavirusit.

Shtetet indiane ku vdekjet filluan të rriteshin sërish në marsin dhe prillin e këtij viti, thjesht mbyllën sytë duke shpresuar se virusi do të zhdukej vetvetiu. Tek e fundit, vala e parë e virusit në Indi u tërhoq për arsye që mbeten ende të paqarta.

Si për t?i përkeqësuar më tej gjërat, shtetet në Indi kanë burime shumë të kufizuara – një bllokim kushton shumë para, sidomos nëse synon të shmangësh shkaktimin e dhimbjeve të mëdha tek më të varfrit – dhe qeveria qendrore nuk është ofruar që të paguajë faturën.

(Sa për krahasim, administrata Trump ishte shumë më bujare vitin e kaluar).
Prandaj nuk është për t?u habitur, pse qeveritë e rajoneve vendosën që të zvarrisin marrjen e masave drastike derisa të ishte e pamundur që t?i shmangnin ato. Ndërkohë, koronavirusi u përhap në të gjithë vendin dhe u shfaqën mutacione të reja.

Meqë qeveria kombëtare nuk dëshironte që të merrte përgjegjësi për situatën, askush nuk po ndiqte realisht shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit. Por tani është e qartë se India ka nevojë të hyjë në një bllokim të ri, të koordinuar nga qendra, dhe ndoshta të drejtuar prej saj në zonat ku ka tashmë një numër të madh të infektuarish (infeksionet janë përqendruar ende tek më pak se çerekun e rajoneve të vendit), dhe duke u zhvendosur në mënyrë progresive kudo që ka nevojë.

Një nga arsyet pse reagimi është ende i ngadaltë, është frika se çfarë do të ndodhte me ekonominë dhe sidomos me të varfrit pas rikthimit të bllokimeve. Qeveria qendrore mund të marrë disa masa duke premtuar transferime të vazhdueshme parash për ata më në nevoje.

Kjo lëvizje duhet të shoqërohet me kufizimin e lëvizjes së njerëzve midis rajoneve. Koha për ta bërë këtë është pikërisht tani. E njëjta gjë vlen edhe për vaksinimin. Pozicioni i qeverisë qendrore, është se vaksinimi është i hapur për të gjithë, por ajo duhet të paguajë për këtë.

Rezultati do të jetë që ata që kanë mundësi do të vaksinohen, dhe disa shtete do të mbulojnë pjesën tjetër, por njerëzit në vende të tjera do të lihen në mëshirë të fatit. Bërja e mundur e vaksinimit falas për të gjithë, dhe përkushtimi i mjaftueshëm administrativ dhe burimeve njerëzore për ta realizuar, do ta sigurojë vendin në kulmin e panikut ky është zhytur dhe mund të mbrojë edhe botën.

Edhe qeveritë e tjera, ishin të ngadalta në reagimet e tyre ndaj katastrofës që po ndodh në Indi. Administrata e Xho Bajdenit njoftoi vetëm në fund të prillit se do të dërgojë vaksina dhe ndihmë emergjente në Indi, pra më shumë se një javë pasi numri ditor i rasteve e tejkaloi shifrën 300.000.
Tani problemi është kaq i madh, sa që ajo që mund të bëhet nga jashtë është relativisht e vogël. Sigurisht që kjo nuk duhet t?i ndalë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që të dërgojnë vaksina, oksigjen dhe para në Indi, apo të heqin ndalimet për eksportin e përbërësve që duhen për të prodhuar vaksinat.

Një jetë e shpëtuar, është një jetë e shpëtuar. Por bota duhet të shohë përtej Indisë, dhe të shmangë një llogaritje tjetër të gabuar në kohën e reagimit. Ne nuk kemi luksin që të përsërisim përvojën e valës së parë të pandemisë, kur nuk e kuptuam se sa shpejt mund të udhëtojë një virus.

Dhe vendet nuk duhet të bien pre e një ndjenje sigurie të rreme për shkak të përparimit të fushatave të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Varianti B.1.617 i vërejtur për herë të parë në Indi, po përhapet tani përtej vendit. Në Indi, duket se po infektohen edhe disa njerëz të vaksinuar. Do të ishte marrëzi të supozojmë se do të na shpëtojnë domosdoshmërisht vaksinat ?më të mira?që janë sot të disponueshme në Perëndim.

Udhëheqësit politikë dhe shkencëtarët duhet ta kuptojnë se çfarë duhet bërë për të luftuar kundër varianteve të tilla, ku mund të përfshihen dozat përforcuese, vaksina të reja, mbajtja e maskave, dhe ngadalësim i rihapjes së vendeve.

Por është edhe më jetike që ne të parashikojmë mundësinë që virusi mund të përhapet masivisht në Afrikë, ku fushata e vaksinimi sapo ka nisur në masë, dhe që mund të rrezikohet seriozisht nga situata në Indi, vend që ndaloi eksportimin e vaksinave nga të cilat mbështeteshin shumë vende.
Kjo gjë do të shkaktonte një katastrofë në vendet ku furnizimet me oksigjen dhe shtretërit spitalorë janë shumë të kufizuara. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, duhet të përgatiten të veprojnë shpejt kur të jetë e nevojshme.

Dhe kjo do të thotë transportim dhe vaksinime masive sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe ndoshta edhe më urgjentisht. Kjo do të thotë gjithashtu të investohet në mbikëqyrje dhe testime globale, dhe të jemi të përgatitur për të transportuar oksigjen dhe pajisje spitalore,dhe për të siguruar mbështetje financiare për njerëzit nën bllokim. Bërja gati tani mund të na japë një shans për të shmangur përsëritjen e makthit të Indisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nytimes.com/2021/05/06/opinion/covid-india-crisis.html

Lajmet e fundit nga