LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Ngjela, agjent i SHBA në Tiranë?/ Përgjigjet avokati: Jam përfaqësues i…

8 Maj 2021, 20:59, Politikë CNA
Spartak Ngjela, agjent i SHBA në Tiranë?/ Përgjigjet avokati: Jam

Avokati Spartak Ngjela është pyetur mbrëmjen e sotme nëse është agjent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Pyetjes së drejtpërdrejtë të Albano Bogdos në Klanifornia, Ngjela iu përgjigj duke thënë se është përfaqësues i qytetërimit amerikan.

Ai deklaroi se bota ecën nëpërmjet qytetërimit, ndërsa theksoi se është me qytetërimin që dominon.

Biseda në Tv Klan:

Albano Bogdo: Do ta pranoni hapur këtu në Opinion te unë Gilbert Fevziu që jeni agjenti më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Shqipëri? Që jeni agjent i CIA-s, i FBI, i DEA-s?

Spartak Ngjela: Jam përfaqësues i qytetërimit amerikan që në momentet e komunizmit! Bota ecën nëpërmjet qytetërimit. Dy janë shpikjet më të mëdha të njerëzimit ose arritjet më të mëdha të njerëzimit. Se mos më thoni teoria e relativitetit dhe rrota? Jo!

Albano Bogdo: Kush janë?

Spartak Ngjela: Perandoria Romake dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy krijimet më të mëdha të mendjes njerëzore. Po të ishim në kohë të Romës do isha përfaqësues i qytetërimit romak. Unë jam me qytetërimin që dominon./ CNA.al

Lajmet e fundit nga