Connect with Us

Shoferët në Dibër protestë për terminalin e ri/ “Bashkia të anulojë urdhrin”

Aktualitet

Shoferët në Dibër protestë për terminalin e ri/ “Bashkia të anulojë urdhrin”

Publikuar

-

Shoferët në Dibër protestë kundër terminalit të ri/ “Bashkia të anulojë urdhrin”

Prej disa ditësh shoferët e furgonëve dhe autobusëve të transportit qytetas dhe ndërqytetas në Dibër kanë protestuar, duke bojkotuar punën, pasi shkak është bërë ndryshimi I terminalit nga shkolla profesionale ku gjendet aktualisht.

Ata shprehen se terminali I ri është ndërtuar shumë larg dhe i bëjnë thirrje Bashkisë të anulojë urdhrin.

“Na ka bllokuar Bashkia këtu. Edhe pse duhet që të shkojmë në Ndashesh, kur është stacioni këtu edhe për çfarë për punë private, për tekat e Bashkisë”, shprehet një banor i zonës.

 “Mua në shkon gati 10 milion pagesa e makinës në vit. Edhe çfarë  të ruaj për vete, apo të punoj vetëm për shtetin apo të punoj për privatin? Nuk kam mundësi për të shkuar atje unë?”, shprehet një nga shoferët.

LEXO EDHE:  Studentët presion Nikollës/ Ministrja thërret në takim dekanët dhe rektorët

“Terminali është pronë e Bashkisë nuk është pronë private. Për pasagjerin është e parealizueshme kjo punë”, shprehet një qytetar tjetër.

Situata paraqitet e njëjtë edhe për furgonët e fshatrave, të cilët transportojnë nxënësit e shkollave dhe banorët e zonave rurale.

“Të shtypësh Dibrën në këtë farë feje. Unë në qoftë se do kem një të sëmurë për ta çuar në spital, me një helmim për asgjë tjetër për ta çuar në spital më duhet ta çoj në terminal, fillimisht dhe më pastë marr një taksi 5000 lekë e  ta çoj në spital. Ky është lehtësimi i popullit që i bën politika”, shprehet një shofer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Zhduken 2 fëmijë/ Familjarët: Ishin nisur drejt bjeshkëve të Korabit

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Alibeaj: Rezistenca do të vazhdojë

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Dy qershori do jetë shumë më tepër se ç’keni parë/ Alibeaj paralajmëron dhunë?

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ngjela: Gjithçka e bëjnë nga frika

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Dje pështynte mbi të, sot në krah të tij/ Irini Shehu që akuzonte Bashën si përdhunues

LEXO EDHE:  Studentët presion Nikollës/ Ministrja thërret në takim dekanët dhe rektorët

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE