Connect with Us

Shëngjini çel sezonin turistik/ Klosi: Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë

Aktualitet

Shëngjini çel sezonin turistik/ Klosi: Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë

Publikuar

-

Ministri i Turzimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë sot në Shëngjin ku ka çelur sezonin turistik.

Gjatë fjalës së tij Klosi tha se Shqipëria duhet të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Ai theksoi se shpreson që situata e pandemisë të jetë nën kontroll për të lejuar sa më shumë organizime.

“Shpresoj që të kemi nën kontroll pandeminë dhe të kemi mundësinë që Komiteti i Ekspertëve të marrë parasysh kërkesën e organizatorëve të festivalit për të pritur një numër të konsiderueshëm të rinjsh të cilët duan të festojnë dhe të kenë një ngjarje të madhe post Covid. Shpresoja që festivali UNUM të jetë një ngjarja e madhe një festë, shenjë që ne ja dolëm ta menaxhojmë të gjithë këtë situatë. Ne e kemi thënë që duam të jemi kampionë të turizmit në Ballkan e që të jesh kampion duhet duhet të kemi organizime, festival si ‘UNUM Festival’”, tha Klosi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta për terrorizmin e brendshëm/ Biden shpall planin e parë kombëtar

Publikuar

-

Nga

Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm.

Në një deklaratë të martën, Presidenti Biden tha se Strategjia Kombëtare për të Luftuar Terrorizmit e Brendshëm synon të përmirësojë analizën e qeverisë dhe ndarjen e informacionit mbi terrorizmin e brendshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.

Parandalimi i rekrutimit të terroristëve, aftësisë për t’u mobilizuar dhe goditja e aktiviteteve të tyre, janë gjithashtu elementë kryesorë të strategjisë.

Plani synon “t’u japë zgjidhje kontribuesve afatgjatë” të terrorizmit të brendshëm siç janë “urrejtja racore, etnike dhe ajo fetare”.

Terrorizmi i brendshëm nxitur nga urrejtja, fanatizmi dhe forma të tjera të ekstremizmit është një njollë në shpirtin e Amerikës. Ato bien ndesh me synimet që vendi përpiqet të arrijë. Ai (terrorizmi i brendshëm) përbën sfidë të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare, demokracinë dhe unitetin“, thuhej në një deklaratë të Presidentit Biden.

LEXO EDHE:  Shëngjin/ Bllokohet rruga si pasojë e zjarreve

LEXO EDHE:  Pesë muaj pas mbylljes nga pandemia/ Basha bën bilancin: Paketat ekonomike rezultuan gjysmake

Strategjia publikohet më shumë se gjashtë muaj pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar nga mijëra mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa Kongresi po certifikonte rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Ish-Presidenti Trump ka refuzuar ta njohë rezultatin.

Sipas një raporti të zyrës së drejtorit të Zbulimit Kombëtar, ekstremistët e dhunshëm në vend përbën një kërcënim të shtuar gjatë vitit 2021 dhe se rreziku më i madh vjen prej organizatave supremaciste të bardha dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Shëngjin/ Bllokohet rruga si pasojë e zjarreve

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit, mund të shkaktojë një pandemi të ankthit tek miliona njerëz

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu publikon fotografinë shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re se janë të shumtë qytetarët që presin të takojnë ish-konkurentët.

Në rrjet sot ka qarkulluar një video ku qytetarët e Shkodrës vrapojnë të takojnë ish-konkurenten Antonela Berisha, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ajo që ka irrituar studiuesin Taulant Muka.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thotë se po lodhet kot me shkencë dhe beteja për arsim cilësor, pasi deklaron se ngjarje të tilla tregojnë se cili është niveli real arsimor dhe kulturor në vendin tonë.

LEXO EDHE:  A duhet të rikthehen shtrëngimet e duarve dhe përqafimet pas pandemisë?/ Ja çfarë thonë studiuesit

LEXO EDHE:  Shëngjin/ Bllokohet rruga si pasojë e zjarreve

“Lodhem kot me shkencë dhe me beteja për arsim cilësor, ka ndonjë vend për mua në Përputhen?. Përtej shakasë, tregues i nivelit arsimor dhe kulturor që kemi si vend… ngjarja ka ndodhur në teatrin Migjeni…”, shkruan studiuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE