LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rrënjët e mia janë greke”/ Anxhela Peristeri sqaron deklaratën e bujshme

8 Maj 2021, 07:12, Lifestyle CNA
“Rrënjët e mia janë greke”/ Anxhela Peristeri sqaron

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka sqaruar deklaratën që bëri bujë, kur tha se se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në ?Zonë e Lirë? Anxhela sqaroi se fakti që paraardhësit e saj kanë qënë grekë nuk e bën atë që të mos jetë shqiptare.

?Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ?patriotëve?. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë. Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare?, tha Anxhela./CNA.al

Lajmet e fundit nga