Connect with Us

Reformimi i PD/ Ibsen Elezi sqaron një për një arsyet, i jep përgjigje çdo pikëpyetje

Politikë

Reformimi i PD/ Ibsen Elezi sqaron një për një arsyet, i jep përgjigje çdo pikëpyetje

Publikuar

-

Kryesia e skualifikoi nga gara/ Reagon për herë të parë Ibsen Elezi

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka sqaruar pse po kërkojnë largimin e kreut të PD dhe reformimin e saj.

Sipas tij, çdo krizë politike brenda apo jashtë një partie politike, zgjidhet me zgjedhje, të drejta dhe transparente. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai sqaron se për kë e kërkojnë këtë ndryshim.

Mes të tjerash ai thekson se nuk do lejojnë që bashkpunëtorët e sigurimit të shtetit të jenë pjesë e strukturave drejtuese të PD.

Gara vlen per te gjithe dhe i sherben forcimit te PD-es !
Ti kerkosh nje drejtuesi, disa here humbes me renie, te largohet dhe te hap nje proces zgjedhor te drejte dhe transparent, tregon se per 30 vjet kemi arritur kaq pak.
Cdo krize politike brenda apo jashte nje partie politike. zgjidhet me zgjedhje, te drejta dhe transparente.
Per ata qe shtrojne “pikepytjen” se perse dhe per ke e kerkojme, po e shpjegoj thjeshte e qarte.
Pse e kerkojme: se eshte rregull themelor i demokracise .
Per ke e kerkojme:
– E kerkojme se pari per demokratet e vertete qe garen zgjedhore e kane te shenjte dhe pjese te qenesishme te tyre.
– E kerkojme per ish-komunistet qe gabimisht mendojne se mund te imponojne brenda nesh rregullat e partise se tyre eme.
– E kerkojme per Sorosistat e katapultuar qe jane trajnuar ta konsiderojne demokracine si nje loje, te cilen njerzit duhen ta marrin per te vertete.
– E kerkojme per Lulezimsat qe duan te garojne por skane aq kurajo sa ta thone.
– E kerkojme edhe per Kaç-istat qe ta gezojne te drejten e gares qe jua mohuan te partia eme.
– E kerkojme per servilat qe presin ditet e pushtetit ne bashkqeverisje me Ramen .
– E kerkojme per te gjithe ata qe duan tja nenshtrojne votes, pikpamjet e tyre.
Nuk do lejojme qe bashkpunetoret e sigurimit te shtetit apo ata qe i sherbyen strukturave famekeqe te sistemit komunist, te jene pjese e strukturave drejtuese te PD.
Nuk do lejojme ata zyrtare te PD qe nuk justifikojne dot pasurite e tyre marramendese dhe qe paftyresisht na ftojne ne luften fars kunder korrusionit.
Ta leme pra ne doren e lire te antaresise, cilat pikpamje duan dhe cilet individe besojne.
Kjo eshte e vetmja rruge per rikthimin e besimit dhe largimit te Rames dhe sistemit mafioz qe eshte instaluar thelle dhe i ka marre frymen ekonomise dhe mbare shoqerise sone.
Ftojme cdo demokrat, pa asnje lloj paragjykimi, qe ti bashkangjitet kerkeses se grupit “Per PD-en”, per largimin e nje humbesi dhe hapjen e nje procesi zgjedhor te drejte dhe transparent, pastaj secili te votoje i lire per pikpamjet dhe individin qe do”, shkruan Elezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja pse festoi mbrëmë modelja
LEXO EDHE:  Mblidhet grupi “Për PD”/ Duhet urgjentisht reformim i thellë i partisë

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Të japim disa arsye të vlefshme për të mos u depiluar më  kurrë

LEXO EDHE:  Intrigues dhe të pavendosur/ Njihuni me shenjën më të urryer të horoskopit

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja pse festoi mbrëmë modelja

LEXO EDHE:  A i urren fotot e shtatzënisë?/ Arbana Osmani zbulon arsyen pse nuk i pëlqen t’i publikojë në rrjetet sociale

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE