Connect with Us

Përplasje me policinë/ Plagosen 53 persona në xhaminë Al-Aqsa

Bota

Përplasje me policinë/ Plagosen 53 persona në xhaminë Al-Aqsa

Publikuar

-

Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite të premten vonë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë, në një përshkallëzim të dhunës disa javore në Jeruzalem që ka bërë jehonë në të gjithë rajonin.

Shërbimi i urgjencës i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se 53 vetë u plagosën në përleshjet me policinë në Jeruzalem, nga të cilët 23 u shtruan në spital. U njoftua se shumica u plagosën në fytyrë dhe në sy nga plumbat e veshur me gomë dhe copëzat e shashkave. Izraeli tha se gjashtë oficerë policie u plagosën.

Më herët të premten, forcat izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë dhe plagosën një të tretë pasi ata hapën zjarr në një bazë që i përkiste forcës paraushtarake të Policisë së Kufirit të Izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, më e fundit kjo në një seri konfrontimesh vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit dhe që përkon me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Tensionet janë rritur në javët e fundit në Jeruzalemin lindor, i cili pretendohet nga Izraeli dhe nga palestinezët. Në fillim të Ramazanit, Izraeli bllokoi një vend popullor ku palestinezët tradicionalisht shoqërohen në fund të agjërimit të tyre gjatë gjithë ditës. Masa shkaktoi dy javë përplasje përpara se Izraeli të tërhiqte kufizimet.

Kërcënimet për dëbim

Por ditët e fundit, përplasjet kanë rifilluar për shkak të kërcënimit për dëbim nga Izraeli të dhjetëra palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah në Jeruzalemin lindor, të cilët janë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me kolonët izraelitë që përpiqen të marrin prona në këtë lagje.

Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” për tensionet e rritura dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të punojnë për çtensionimin e situatës. Gjithashtu ato shprehën shqetësim në lidhje me dëbimet e kërcënuara.

“Është thelbësore të shmangni hapat e njëanshëm që do të përkeqësonin tensionet ose do të na largonin më shumë nga paqja. Dhe kjo do të përfshinte dëbimet, aktivitetin e vendbanimeve dhe shkatërrimet e shtëpive”, u tha gazetarëve në Uashington zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jalina Porter.

LEXO EDHE:  Kërkon mbrojtje nga i vëllai/ Mësoni arsyen e denoncimit të tij

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Ai është gjithashtu vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen vendit si Mali i Tempullit dhe e respektojnë atë si vendi ku ndodheshin tempujt biblikë. Vendndodhja ka qenë prej kohësh një pikë e ndezur për dhunën mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe ishte epiqendra e intifadës, apo kryengritjes palestineze të vitit 2000.

Policë të shumtë izraelitë u dislokuan ndërsa adhuruesit myslimanë po mbanin lutjet e mbrëmjes në vendndodhje. Ishte e paqartë se çfarë shkaktoi dhunën, por videot që qarkullonin në internet tregonin besimtarët që hidhnin karrige, këpucë dhe gurë në drejtim të policëve, të cilët qëlluan me shashka dhe plumba të veshura me gomë për t’i shpërndarë. Përleshje më të vogla shpërthyen diku tjetër në Jeruzalem.

Policia izraelite tha se protestuesit hodhën gurë, fishekzjarre dhe sende të tjera ndaj tyre, duke plagosur gjashtë oficerë, të cilët kërkuan trajtim mjekësor. “Ne do t’i përgjigjemi me një dorë të rëndë të gjitha shqetësimeve të dhunshme, trazirave dhe sulmeve ndaj forcave tona”, thuhet në një deklaratë.

Më parë, rreth 70 000 besimtarë kishin marrë pjesë në lutjet e fundit të së premtes së Ramazanit në Al-Aqsa, tha organizata islamike që mbikëqyr objektin. Mijëra protestuan më pas, duke tundur flamujt e gjelbër të grupit militant islamik Hamas dhe duke brohoritur parulla pro Hamasit.

Jordania fqinje, e cila shërben si kujdestare e vendeve të shenjta myslimane të Jeruzalemit, e kishte paralajmëruar më parë Izraelin kundër hapave të mëtejshëm “provokues”, ndërsa Irani, armiku kryesor i Izraelit, inkurajoi dhunën.

Gjatë sulmit të premten në mëngjes, policia izraelite tha se tre sulmues qëlluan me armë mbi bazën pranë qytetit verior Jenin, në Bregun Perëndimor. Policia Kufitare dhe një ushtar izraelit kthyen zjarr, duke vrarë dy prej burrave dhe duke plagosur të tretin, i cili u evakuua në një spital./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ky vend paralajmëroi se mund të ndërmarrë edhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

“Për shkak të shqetësimit në lidhje me përhapjen e mundshme të variantit Delta, qeveria ka shtyrë hyrjen e turistëve individualë deri më 1 gusht”, tha Ministria e Turizmit e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se nëse çdo ditë, për një javë regjistrohen më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, atëherë do të rivendoset mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Izraeli regjistroi mbi 100 raste të reja për të tretën ditë radhazi.

LEXO EDHE:  Kërkon mbrojtje nga i vëllai/ Mësoni arsyen e denoncimit të tij
LEXO EDHE:  Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Bennett gjithashtu tha se do të rritet numri i testimeve PCR, dhe do të shtohen masat për njerëzit që shkelin karantinën.

Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në janar, Izraeli regjistronte rreth 10,000 raste ditore.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Publikuar

-

Nga

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.

Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.

Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.

Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.

Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.

LEXO EDHE:  Përplasja me ish-kreun e PS Shkodër/ Nxehet Spiropali: Unë iki nga studio

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Rinas-Tiranë/ Katër të plagosur, mes tyre dy policë

Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.

Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t’u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.

Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Me lejen e gruas së parë, gjermani martohet me dy të dashurat/ “Burrat janë xhelozë për mua”

Publikuar

-

Nga

Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy të dashurat e tij.

Marco Santo Silva, 35 vjeç, është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç, dhe kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012.

Ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së pare.

Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeçe, në një aheng në vitin 2019.

Tani ato shpresojnë të transferohen në një shtëpi së bashku, ndërsa Marco do të ndajë kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij.

LEXO EDHE:  Përplasja me ish-kreun e PS Shkodër/ Nxehet Spiropali: Unë iki nga studio

LEXO EDHE:  Sherr mes nipit, tezes dhe burrit të saj/ Plagosen tre persona në Korçë

“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë katër dhe shtatë vjeçe. U takova me Jessica dhe Kamila në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëra-tjetrën menjëherë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash. Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje me Jessi, dhe këto të dyja nuk janë lesbike por mike,” tha Marco./ CNA.al

LEXO TE PLOTE