Connect with Us

“Opozita duhet të mbledhë mendjen”/ Manjani: Çfarë do të bëja po të isha Rama

Politikë

“Opozita duhet të mbledhë mendjen”/ Manjani: Çfarë do të bëja po të isha Rama

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se po të ishte ai në vend të Edi Ramës do t’i përsëriste zgjedhjet, pasi mendon se nuk do të ndodhte asgjë tjetër ndryshe.

Përms një postimi në rrjetet sociale, Manjani thekson se opozita duhet të mbledhë mendjen dhe para se të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve duhet të zgiidhë krye problemin, të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor proporcionalisht korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.

Po të isha Edi Rama do t’i përsërisja zgjedhjet. Do ta bëja sepse asgjë nuk ndryshon, për sa kohë zgjedhjet mbahen me të njëjtin ligj TË PANDERSHËM dhe të miratuar njëanshmërisht.
Pra kërkesa për përsëritje zgjedhjesh pa zgjidhur më parë problemin që i dëmton ato, është një vrimë në ujë.

Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor PROPORCIONALISHT korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.
Ky është kryeproblemi i zgjedhjeve. Jam dakord që vota shitet e blihet. Jam dakord edhe që shteti i gjithi vihet në dispozicion të pushtetit. Por hajduti më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte dhe mbetet ligji zgjedhor monist i diktuar nga pushteti monist.

Ndaj ska asnjë kuptim të bësh më zgjedhje me këtë ligj, sepse nuk ndryshon gjë. Përkundrazi çimenton pushtetin monist, i cili mund “pastronte” çdo njollë abuzimi me zgjedhjet!!!
E drejta dhe e ndershmja e do që zgjedhjet të përsëriten por me një ligj tjetër, konsesualisht të dakordësuar”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Çipa: Gara e pabarabartë, Basha i favorizuar

LEXO EDHE:  Foto-“S’ka Shqipëri, ka tre tepsi”/ Opozita përzë protestuesin

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të forta ambasadores së BE/ Ka legjitimuar çdo pisllëk të kryeministrit

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të forta ambasadores së BE/ Ka legjitimuar çdo pisllëk të kryeministrit

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Refugjatët në Shqipëri/ Panariti kërkon reagim urgjent nga Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të forta ambasadores së BE/ Ka legjitimuar çdo pisllëk të kryeministrit

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE