Connect with Us

Një 47 vjeçar humb jetën nga Covid/ Bilanci i ri në Kosovë në 24 orët e fundit

Kosova & Rajoni

Një 47 vjeçar humb jetën nga Covid/ Bilanci i ri në Kosovë në 24 orët e fundit

Publikuar

-

/

Një qytetar 47 vjeç, ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK  prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

LEXO EDHE:  Sot mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestojë emrin e shkurtër “Maqedoni e Veriut”, raporton Alsat.

“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njësoj sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski.

Kreu i qeverisë që mori dje votëbesimin në Parlament thekson se kjo paraqet një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ Mbi 38 mijë të vdekur në SHBA

LEXO EDHE:  Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë në Kosovë



“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.

“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Publikuar

-

Nga

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë përfunduar në spital në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton Gazeta Express.

Mediat bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

LEXO EDHE:  “Të bëjnë më pak terapi televizive”/ Mjeku i ashpër me kolegët: Po japin mjekime të ekzagjeruara

LEXO EDHE:  “Të bëjnë më pak terapi televizive”/ Mjeku i ashpër me kolegët: Po japin mjekime të ekzagjeruara



Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut me qeveri të re/ Debate për legjitimitetin e saj

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re pas dy ditë debatesh të ashpra mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe deputetëve të opozitës.

Me shumicë votash, 62 pro dhe 46 kundër, parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re të vendit, e cila do të drejtohet nga socialdemokrati Dimitar Kovaçevski. Kryeministri i ri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve theksoi, se ka plane konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e qeverisë së re do të përqëndrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike. “Qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtohet çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin”, është shprehur Kovaçevski.

Kryeministri i ri hodhi poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhje do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj nga puna. Do të kem takime me ministren gjermane. Të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov, nga i cili do të kërkoj mbështetje për popullin e Maqedonisë dhe zgjidhje të kontestit”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Qeveria e re

VMRO-DPMNE: Qeveria e re nuk ka legjitimitet

VMRO DPMNE në opozitë kanë reaguar duke theksuar, se qeveria që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi ai nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitet për të drejtuar qeverinë”. “Në kohën kur kemi krizë të rëndë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike, mandatari për kryeministër flet për gjendje të mirë ekonomike dhe rritjen e prodhimit bruto të vendit. Si mund të harrojmë se kemi inflacion, se qytetarët nuk kanë as bukë për të ngrënë, kur çmimet e produkteve po rriten, kur paraja po humb vlerën? Kjo është tallje me ndjenjat e qyetarëve”, ka thënë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Blagica Lasovska.



LSDM: Debatet e opozitës – folklor politik 

LSDM-ja është kundërpërgjigju. Deputetët e saj kanë thënë, se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve. Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitrevski, deklaroi se nuk pret që të pajtohen të gjithë deputetët për mbështetjen e qeverisë.

LEXO EDHE:  COVID-19 shkakton çrregullime në shëndetin mendor, shtohen tentimet për vetëvrasje

LEXO EDHE:  COVID-19 shkakton çrregullime në shëndetin mendor, shtohen tentimet për vetëvrasje

Mitrevski akuzoi opozitën se gjatë debatit kishte shumë folklor politik. “Për mua folklor politik është të akuzohet legjitimiteti i Kovaçevskit se nuk ka dalë në zgjedhje. folklor politik është të kërkosh zgjedhje parlamentare. Presioni i opozitës për zgjedhje të shpejta lokale shpejt do të dëshmohet se bëhet për shkak se do të shihen menjëherë paaftësitë e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së”, është shprehur Jovan Mitrevski.

Reagime nga partitë shqiptare

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët po ashtu e sheh me dyshim legjitimitetin e qeverisë së re. Nëse flasim për legjitimitetin si koncept qeveria e ka humbur edhe mandatari po ashtu e ka humbur, ka thënë Sela. Është e vërtet se mandatari nuk ka dalë vetë të kërkojë besim nga qytetarët dhe ai nuk ka obligim ndaj tij. “BDI premtoi se do të ketë kryeministër të parë shqiptar me mandat 4 vjeçar, i cili ende nuk është. E tani arsyetohet se do të ketë kryeministër të parë shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Por vetë e dëshmoni se nuk keni legjitimitet.Faktori i tretë është Alternativa, e cila nuk ka marrë legjitimitet për të mbajtur BDI-në në Qeveri”, ka deklaruar Ziadin Sela. Kurse deputetja e BDI-së Arta Bilalli ka akuzuar  opozitën shqiptare se bashkëpunon me Levicën dhe me parti anti-shqiptare. Bilalli ka thënë se BDI do të mbështesë qeverinë e Kuvaçevskit, pasi ajo do të punojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Reagime pas votimit të qeverisë së re ka pasur edhe nga deputeti i partisë “E Majta”, Dimitar Apasie. Ai e ka kritikuar përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë”. “11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë”, ka deklaruar Apasiev. Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa./DW

LEXO TE PLOTE