Connect with Us

Meta mesazh urimi për Natën e Kadrit/ “Besimi më i mirë është tek durimi”

Politikë

Meta mesazh urimi për Natën e Kadrit/ “Besimi më i mirë është tek durimi”

Publikuar

-

Meta mesazh urimi për Natën e Kadrit/ “Besimi më i mirë është tek durimi”

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët për Natën e Shenjtë të Kadrit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.

Ai uron që besimtarëve myslimanë t’i pranohen lutjet dhe agjërimi, ndërsa deklaron se besimi më i mirë është tek durimi.

Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.

Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!

Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana njofton përgatitjet e fundit

Publikuar

-

Nga

Video- Gjesti i ulët i Jemin Gjanës/ Nxjerr çamçakëzin nga goja para gazetarëve

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që i paraprijnë zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike, për ditën e nesërme.

“Listat e votuese janë mbyllur dje dhe janë shkarkuar në sistem. Dhomat e fshehta dhe kutitë e viotimit janë bërë gati. Po shpërndahen materialet zgjedhore dhe nga dreka ky proces përfundon të gjitha qarqet dhe degët e partisë”, është shprehur Gjana.

LEXO EDHE:  Mjeku tregon zgjidhjen/ Ja si të shmangim fluksin e spitaleve në Tiranë

LEXO EDHE:  “Mosçelja e negociatave i krijon hapësira Rusisë e Kinës”/ Palmer: Duhet vigjilencë

Në garë për kreun e PD, përveç kryetarit në detyrë Lulzim Basha, janë edhe Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Ka mundësi për të lënë gjurmë si forcë politike”/ Mesazhi i  Ditmir Bushatit në 30 vjetorin e PS

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar Partinë Socialiste në 30 vjetorin e saj.

Sipas tij, PS-ja ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeverisë për të gjithë.

“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. #30VJETPS”, shkruan Bushati.

LEXO EDHE:  Trejsi Sejdini e pranon/ I ekspozoj asetet për të marrë klikime

LEXO EDHE:  Trejsi Sejdini e pranon/ I ekspozoj asetet për të marrë klikime

Sot, PS do të mbajë edhe Kongresin nga ku do të bëhet një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit si dhe të prezantohet programi i PS për vitet e ardhshme

LEXO TE PLOTE

Politikë

Etilda Gjonaj iu heq pushimin gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shkodrës/ I mbledh me urgjencë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me partnerët ndërkombëtarë kanë zhvilluar një sërë takimesh në Shkodër ku kanë diskutuar për ndihmën ligjore, Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Gjonaj dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadori austriak Christian Steiner dhe drejtuesja e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, në takimin me prokurorë dhe gjyqtarë të rrethit të Shkodrës theksuan rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas.

Theksi u vu tek përpjekjet dhe angazhimi për Reformën në Drejtësi.

Kemi arritur që të bëjmë funksionale një arkitekturë të tërë institucionale, për t’u rikthyer besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi”, u shpreh ministrja Gjonaj.

LEXO EDHE:  “Mosçelja e negociatave i krijon hapësira Rusisë e Kinës”/ Palmer: Duhet vigjilencë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq hapjen e listave

Pavarësia dhe paanësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve është thelbi i kësaj reforme të pandikuar në hetimin dhe gjykimin e çështjeve nga asnjë faktor. Kjo armë e fortë që ju është dhënë magjistratëve nga kushtetuta dhe ligji duhet të përdoret vetëm në dhënien e drejtësisë”-vijoi ministrja duke .

Ministrja Gjonaj nënvizoi se dy prioritete më të mëdha janë Lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

Jemi në një moment historik që duhet të bëjmë sukses të gjithë bashkë”, tha Gjonaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE