LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli i kthehet gjumit/ U lodh duke luftuar

8 Maj 2021, 11:00, Satire Politike CNA
Luli i kthehet gjumit/ U lodh duke luftuar

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, i cili humbi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, është zhdukur.

Që prej tre ditësh ai nuk ka dalë më në publik, ka shkëputur çdo komunikim mediat, me publikun, me demokratët, të cilëve me 26 Prill, iu foli për betejë dhe për luftë.

Pas 5 Majit, ku bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, Lulin sikur e përpiu dheu.

Duket, se Luli i është rikthyer gjumit, pasi i siguroi dhe katër vite në Opozitë.

Pasi gënjeu demokratët se do ti çonte drejt fitores, pasi doli e tha se kishin fituar, tha se nuk i njihte zgjedhjet dhe në fund tha, se do të shkojë në Shtator në Kuvend, Luli duke se i është rikthyer habitatit të tij, gjësë, që di të bëjë më mirë, gjumit.

Kjo ishte lufta e Lulit, që të mashtronte demokratët se kishin fituar dhe të zgjaste qëndrimin në karrigen e PD, me të ashtuquajtura padi apo edhe me kërkesën abstrakte për ripërsëritje zgjedhjesh në 9 qarqe.

Shumë luftoi Luli këto ditë për t?iu rikthyer gjumit. Me Lulin në krye, PD e ka të sigurtë Opozitën e përjetshme.

Partia Demokratike fitoi 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit dhe pavarësisht ndonjë incidenti të vogël, procesi zgjedhor nuk pati probleme.

Këtë fakt e konstatoi edhe Basha ditën e zgjedhjeve, ndërsa e cilësonte si ditë feste, ku kishte lindur dielli.

Megjithëse më herët kishte paralajmëruar humbjen duke mbirë me të tijtë në derë të SPAK-ut me padi, ku pretendohej për pazare zgjedhore.

Të gjitha këto ia kanë lëkundën gjumin, ndaj Luli ishte i detyruar  flinte në këmbë dhe fliste për beteja dhe luftë.

Por, tashmë kur zgjedhjet kanë përfunduar me kohë, rezultatet janë certifikuar, koha është ngrohur, Luli s?mund ta privojë veten nga gjumi, në karrigen e kryetarit të PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga