Connect with Us

Lufta kundër COVID/ Ja sa vaksinime janë kryer deri tani

Shëndeti

Lufta kundër COVID/ Ja sa vaksinime janë kryer deri tani

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se numri total i vaksinimeve ka shkuar në 596.766.

Ajo shprehet se në 24 orët e fundit janë kryer 11.073 vaksinime. Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4516  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Këtë të mërkurë janë realizuar 11, 445 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se deri më tani që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912, 874 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë viktimë dhe vetëm një rast me Covid.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta i koronavirusit/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston, ka transmetueshmëri më të lartë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iris Hasibra, ka folur sot për variantin Delta të Covid-19, i cili është përhapur në rreth 46 shtete të botës.

Hasibra tha se autoritetet shëndetësore janë në monitorim të situatës dhe të udhëtarëve, të cilët vijnë nga vendet e prekura.

“Ne jemi një vend i hapur me udhëtarë dhe si rrjedhim rreziku sikurse edhe erdhi varianti britanik dhe për variante të tjera kjo është diçka që ndodh gjithmonë. Raste të dyshuara mund të ketë në kuptimin e udhëtimeve në këto vende që kanë qarkullim të variantit Delta, ne jemi në monitorim të situatës. Masat janë marrë. E kemi në kontroll situatën”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

LEXO EDHE:  E zbulon Manastirliu/ Ja kur parashikohet të hapet transporti publik

Specialistja e ISHP-së tregoi për Abc News se ky variant ka transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik.

“Mendohet se ky variant ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik që qarkullon në vendin tonë, që edhe ai ishte 50% më i transmetueshëm se varianti origjinal. Ne me teknologjinë e avancuar kemi përshtatur përveç sekuencimit, kemi përshtatur metoda alternative të identifikimit”, deklaroi Hasibra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE