LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kultivonin fara kanabisi/ Arrestohen dy persona në Shkodër

8 Maj 2021, 07:20, Kronika CNA
Kultivonin fara kanabisi/ Arrestohen dy persona në Shkodër

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponja? në DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Gracka”, në kuadër të të cilit u bë kapja djhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Zh. S., 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;

A. L. 34 vjeç, banues në lagjen ?Salo Halili?, Shkoddër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt? dhe ?Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale?, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ??Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale?./CNA.al

Lajmet e fundit nga