Connect with Us

Ja si Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Blog

Ja si Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Publikuar

-

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme. Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani mbi efektivitetin e tij.

Vlen të kujtohet se disa sisteme që “gjurmojnë” tërmetet dhe që japin alarmin ekzistojnëtashmë. Më i famshmi është ShakeAlert, aktiv në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe së shpejti Uashingtonit, i cili bazohet tek të dhënat e mbledhura nga një rrjet sizmografësh të shpërndarë në të gjithë SHBA-në.

Shpejtësia e paralajmërimit? Varet

Sistemi regjistron valët e para goditëse që ndodhin zakonisht gjatë këtyre ngjarjeve sizmike, madje edhe para se të arrijnë një distancë të caktuar (mos harroni se këto valë udhëtojnë me shpejtësi 3-10 km në sekondë), Dhe ai jep një alarm tek popullsia lokale (përmes sirenave, mesazheve në celularë), dhe kjo ndodh vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.

Sa sekonda? Kjo varet nga distanca e epiqendrës, natyra e terrenit, lloji i valëve sizmike që përhapen. Në çdo rast, rezultati është që në shumë raste popullata ka një shans më të madh të sigurojë vetveten dhe të përfshihet në sjellje vetëmbrojtëse. Një sistem i ngjashëm ekziston aktualisht në Japoni.

Problemi? Sistemi Shake Alert mori 15 vite kohë për t’u krijuar, duke kushtuar rreth 60 milionë dollarë për ta hartuar dhe vënë në punë. Ndërkohë,shpenzohen rreth 30 milionë dollarë në vit për të garantuar funksionimin e tij. Shpenzimet janë kryesisht për stacionet e monitorimit. Me këto karakteristika, është e vështirë të mendosh se këto sisteme mund të shërbejnë si model diku tjetër.

Ideja e Google

Dhe këtu hyn në lojë kompania Google. Ideja e gjigantit të internetit, është të zëvendësojë rrjetin tradicional të sizmografisë (të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u ndërtuar) me një rrjet të bazuar tek smartfonët, duke shfrytëzuar aftësinë e këtij të fundit për të gjurmuar lëvizjet përmes akseleometrave.

Sensorë të tillë të lëvizjes mund të programohen të veprojnë si sizmometra rudimentarë, duke zbuluar lëkundjet e tokës të shkaktuara nga valët e ngjashme me valët e prodhuara nga tërmetet. Pra, Google mendon që të krijojë një sistemi zbulimi të tërmetit, bazuar tek mbi 2 miliardë telefona aktivë android:pra një rrjet i pozicionuar dhe aktiv në zonë.

LEXO EDHE:  1,900 forca policie në terren/ Ministria e Brendshme informacion mbi situatën pas tërmetit

Pasi “regjistrohet” goditja, sistemi e shpërndan alarmin në mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me sistemet automatike tashmë aktive për momentin. Telefonat android kanë eksperimentuar prej 1 viti me tërmetet, por deri më tani rezultatet kanë qenë në dispozicion vetëm të studiuesve.

Kur një telefon zbulon një sinjal të një lëkundjeje sizmike, ai dërgon një mesazh tek një server qendror, së bashku me një vendndodhje të përafërt të vatrës sizmike. Gjithçka përpunohet dhe përkthehet (mundësisht) në një alarm.

Në fillim kishte shumë alarme të rreme, por brenda një kohe të shkurtër procedura u përsos.

Ndërsa në sistemin e alarmit tradicional mjaftojnë vetëm 4 stacione për të raportuar një tërmet, në rastin e Google duhen më shumë se 100 telefona për ta zbuluar atë.

Sistemi tashmë aktiv, edhe pse në fazën e provës

Me këtë sistem, deri më tani, telefonat android kanë zbuluar më shumë se 1.000 tërmete në të gjithë botën. “Sinjalizimet performuan mirë sa i përket shpejtësisë dhe saktësisë, deri sa mund të krahasohen me ato të ShakeAlert apo sistemit japonez të alarmit”-thotë Riçard Alen, sizmolog në Universitetin e Kalifornisë.

“Telefonat zbuluan gjithashtu një tërmet me magnitudë7 ballë që ndodhi në veri të ishullitgrek të Samosit afër Turqisë, në fund të tetorit 2020. Nëse do të jepej alarmi, ne do të kishim paralajmëruar shumë njerëz në Greqi”-shton ai.

Google ka njoftuar se të parët që do të përfitojnë (në rast se duan) nga kjo teknologji do të jenë përdoruesit e smartfonëve që jetojnë në Zelandën e Re dhe Greqi, vendet ku tërmetet janë një kërcënim i njohur, por që ende nuk kanë sisteme automatike të zbulimit dhe paralajmërimit.

Mendimi i ekspertëve

Por çfarë mendojnë për këtë nismë ekspertët? Nga njëra anë, ka nga ata që e mirëpresin këtëlajm, si Men-Andrin Meier, sizmolog që studion sistemet e paralajmërimit të tërmeteve në ETH Cyrih, i bindur se ndërtimi i një sistemi zbulimi të bazuar tek akselerometrat e smartfonëve mund të ketë një potencial të madh global.

Nga ana tjetër, ka edhe reagime disi më të ftohta. Sipas disa studiuesve, sistemi i bazuar tekandroidët duhet të përsoset më tej, përpara se të ndërtohet. Sidomos duhet të përmirësohet aftësia e tij për të zbuluar tërmete që ndodhin në rajone paktë populluara (pra ku ka pak telefona inteligjentë)./ marrë nga Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

59 laboratorë në botë merren me patogjenët më vdekjeprurës/ Vetëm çereku i tyre ka masa të larta sigurie

Publikuar

-

Nga

Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”

A doli gabimisht koronavirusi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor? Pavarësisht nga përgjigja, rreziku i pandemive të ardhshme që vijnë nga kërkimet me patogjenë të rrezikshëm është shumë real. Pika kryesore e debati mbi rrjedhjet laboratorike është Instituti i Virologjisë në Vuhan të Kinës.

Ai është vetëm një nga 59 laboratorët e sigurisë maksimale që janë në ndërtim e sipër ose të planifikuar të ndërtohen në të gjithë botën. Të njohur ndryshe si laboratorë të nivelit të biosigurisë 4 (BSL4), ata janë projektuar dhe ndërtuar në një mënyrë të tillë që studiuesit të punojnë në mënyrë të sigurt me patogjenët më të rrezikshëm në planet, pra ato që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, dhe për të cilët nuk ekziston asnjë trajtim apo vaksinë. Studiuesve u kërkohet që të veshin kostume hermetike, të cilat janë të pajisura me bombola oksigjeni. Të shpërndara në 23 vende të botës, përqendrimi më i madh i laboratorëve BSL4 është në Evropë, me 25 laboratorë të tillë. Amerika e Veriut dhe Azia kanë një numër afërsisht të barabartë, përkatësisht 14 dhe 13.

Australia ka 4 dhe Afrika 3 laboratorë të tillë. Ashtu si Instituti i Virologjisë në Vuhan, treçereku i laboratorëve BSL4 në botë ndodhen në qendrat urbane. Me një sipërfaqe 3.000 m2, Instituti i Virologjisë në Vuhan është laboratori më i madh BSL4 në botë, edhe pse së shpejti do të kalohet nga Laboratori Biologjik dhe Agro-Mbrojtjes Kombëtare në Universitetin Shtetëror të Kansasit në SHBA.

Kur të jetë i plotë, ai do të ketë 4.000 m2 hapësirë. Shumica e laboratorëve janë dukshëm më të vegjël, me gjysmën e 44 laboratorëve që kanë një sipërfaqe më pak se 200 m2, pra më pak se gjysma e madhësisë së një fushe basketbolli ose treçereku i një fushe tenisi.

Rreth 60 për qind e laboratorëve BSL4, janë institucione të shëndetit publik të drejtuara nga qeveria. Ndërkohë 20 për qind drejtohen nga universitetet, dhe 20 për qind nga agjencitë e bio-mbrojtjes. Këto laboratorë përdoren ose për të diagnostikuar infeksione me patogjenë shumë vdekjeprurës dhe të transmetueshëm, ose për të hulumtuar këta patogjenë, me synim përmirësimin e kuptimit tonë shkencor se si funksionojnë ata, për të zhvilluar ilaçe të reja, vaksina dhe teste diagnostikuese.

Por jo të gjithë këta laboratorë do të kenë parametrat më të lartë të sigurisë. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, që monitoron nëse vendet kanë ligje, rregullore, agjenci mbikëqyrëse, politika dhe trajnime mbi biosigurinë, është shumë shqetësues.

LEXO EDHE:  Ide për tryezë festive dhe të paharrueshme Krishtlindjeje

LEXO EDHE:  “Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur/ Si po e përdor tërmetit për interesat e tij”

Ai tregon se vetëm rreth një e katërta e vendeve me laboratorë BSL4,patën rezultate të

larta për nivelin e biosigurisë. Kjo gjë sugjeron se ka ende shumë hapësirë që vendet të zhvillojnë sisteme sigurie gjithëpërfshirëse të menaxhimit të bio-rrezikut.

Anëtarësimi në Grupin Ndërkombëtar të Ekspertëve të Rregullatorëve të Biosigurisë, ku autoritetet kombëtare rregullatore ndajnë praktikat më të mira në këtë fushë, është një tregues tjetër i praktikave kombëtare në këtë fushë. Vetëm 40 për qind e vendeve me laboratorë BSL4 janë anëtarë të këtij forumi:Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Singapori, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Dhe asnjë laborator nuk është regjistruar ende në sistemin vullnetar të menaxhimit të biorrezikut (ISO 35001), i prezantuar në vitin 2019 për të vendosur proceset e menaxhimit dhe për të zvogëluar rreziqet e biosigurisë. 3 nga 23 vendet me laboratorë BSL4 (Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja) kanë politika kombëtare për mbikëqyrjen e kërkimit me përdorim të dyfishtë.

Të paktën tre vende të tjera (Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe) kanë një formë të mbikëqyrjes me përdorim të dyfishtë, ku për shembull, organet e financimit u kërkojnë përfituesve të granteve të tyre të rishikojnë kërkimet e tyre që kanë implikime me përdorim të dyfishtë.

Kërkesë në rritje për laboratorët BSL4

Kjo situatë lë pa mbikëqyrjen e duhur një pjesë të madhe të kërkimit shkencor mbi koronavirusët. Dhe kjo është shumë shqetësuese në kushtet kur studimi mbi “fitimin e funksionit” tek koronavirusët, ka të ngjarë që të shtohet ndërsa shkencëtarët kërkojnë

të kuptojnë më mirë këto viruse dhe të identifikojnë se cilat viruse paraqesin një rrezik më të lartë të kërcimit nga kafshët tek njerëzit ose të bëhen të transmetueshme midis njerëzve.

Më shumë vende pritet të kërkojnë ndërtimin e laboratorëve, si pjesë e një theksi të ri që do të vihet mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive në të ardhmen.

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka shërbyer si një kujtesë e zymtë e rreziqeve të paraqitura nga sëmundjet infektive, dhe mbi rëndësinë e një ndërmarrje të fuqishme kërkimore bio-mjekësore për shpëtimin e jetës, ne duhet të kemi parasysh se një hulumtim i tillë mund të bartë me vete jo pak rreziqe. Megjithatë shkenca e mirë dhe politika e zgjuar, mund t’i mbajnë nën kontroll këto rreziqe dhe t’i lejojë njerëzimit të korrë përfitimet e këtij studimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia: A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencorenga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  Video-E frikshme/ Tërmeti 6.3 ballë goditi Kroacinë, shkatërrohet gjysma e qytetit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Lubonjës/ Rama po sillet si Stalini

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia/ A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Nga miti tek historia:A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencore nga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  Dy tërmete njëri pas tjetrit/ Qytetarët në panik

LEXO EDHE:  Pas tërmetit, Indonezia goditet nga tsunami/ Rreth 400 të vdekur, 500 të plagosur

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë, dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE