Connect with Us

I çoi gruan në ‘Kushtetuese’/ Andi Bejta i kthen nderin Metës

Politikë

I çoi gruan në ‘Kushtetuese’/ Andi Bejta i kthen nderin Metës

Publikuar

-

Punëtori nga Bangladeshi, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës

Analisti Andi Bejtja i është gjendur pranë presidentit Ilir Meta në momentet e tij “të vështira” kur kërkohet shkarkimi i tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejtja ka reaguar lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor duke i bërë një krahasim me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

“Ky Komisioni Hetimor i Presidentit me shume duket si ato shtepite e demtuara nga termeti perpara zgjedhjeve, qe jane grada C dhe meritojne 500 mije leke, po qeveria i ka.premtuar tja jape si per grade A 35 milione leke; qe te votojne per Rilindjen : puna pare qe beri sot Kryetari kerkoi fonde, se ka rruge te gjate komisioni tha….Hajde kalojini ca leke nga fundi i Termetit a i Pandemise Komisionit dhe blejini dhe nje cante igeliti Baba Takut”, shkruan Bejtja.

LEXO EDHE:  Maliqi akuza ndaj drejtorit të Burgjeve/ Thirrja për Metën: Të ngrihemi kundër këtij regjimi

Mesa duket, analisti po i del në krah Metës për t’i kthyer nderin këtij të fundit për dekretimin e gruas së tij, Sonila Bejtja si anëtare në Gjykatën Kushtetuese./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Publikuar

-

Nga

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, ishte i ftuar pasditen e sotme Fax news, ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Kadilli thekson se ai ka dal kandidat në garë që në momentin që KQZ deklaroi se rezultati i 25 Prillit ishte i pakthyeshëm, në një kohë që kandidimi ose jo i Bashës nuk dihej ende.

“Unë kërkova dorëheqjen e parevokueshme të Bashës që kur KQZ-ja tha se nuk ndryshon as rezultati as numri i mandateve. Në këtë moment unë kam dal dhe kam thënë që jam kandidat, sepse kuptova se Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik, që në themi se nuk jemi dakort me rezultatin dhe na i vodhën, për ta mbajtur partinë muskuloze të bashkuar rreth kryetarit. Kjo kulturë politike nuk ka të bëjë me mua.

Di shumë më tepër probleme, por gara ka dy elemente, pabarazia është gjë tjetër dhe parregullsitë janë gjë tjetër. Pabarëzia është që në start që do të thotë se kryetari është në zyrë dhe ka angazhuar deputetët dhe kryetarët e degëve për të operuar në mënyrë kapilarë në territor.

Pabarazia e dytë është që administrata e partisë që paguhet nga partia është rekrutuar nga kryetari dhe shërben për të. Po ashtu dhe grupi i izraelitëve, i cili paguhet nga partia shërbejnë për kryetarin, i bëjnë piarin dhe makiazhin imazhit të tij”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Publikuar

-

Nga

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili deklaron se ka udhëtuar për në Paris dhe ka konsumuar një bisedë me Sarkozy.

Rama tregon se ish-presidenti francez e ka këshilluar për sfidat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian.

LEXO EDHE:  Maliqi akuza ndaj drejtorit të Burgjeve/ Thirrja për Metën: Të ngrihemi kundër këtij regjimi

LEXO EDHE:  Dhurimi i gjakut/ Meta: Ende një sfidë

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shpërthen” Spahiu/ Populli ka mbushur sheshet për dashnoret e “Përputhen”, nuk protestojnë për zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

“Burgu në kohë pandemie është i vështirë”/ Spahiu “zbulon” vendndodhjen e Kryemadhit: Leku duhet në ditë të zeza

Këto dy muaj janë mbushur sheshet për një sërë çështjesh, duke filluar nga propozimi i komunitetit LGBT për termin “Nënë” e “Baba”, deri te protesta për Palestinën, për tezën e provimit të maturës, falja e Bajramit dhe së fundmi te grumbullimet e njerëzve për të takuar ish-konkurentët e “Përputhen”.

Duke marrë shkas nga këto grumbullime, ka reaguar me tone të ashpra ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Spahiu deklaron se askush nuk del të protestojë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për situatën politike, teksa sulmon Lulzim Bashën.

“Populli ka mbushur sheshet këto dy muaj:

– për të hequr emrin nënë dhe baba,

– për pavarsinë e Palestinës

– për Bajram

– për tezat e provimit të maturës

– për dashnoret e “Për’puthen”

Nëse vërtet ka pasur masakër zgjedhore pse askush nuk ka dal të protestoj prej dy muajsh që nga 25 Prilli? Ndërkohë për zgjedhjet parlamentare ka pasur një paqe dhe pranim mbarë kombëtar krahasuar me gjithë votimet e tjera parlamentare apo bashkiake në këto 30 vjet.

Është hera e parë që nga 1990 që as 10 protestues nuk kanë falë të kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve. Arsyet janë tre:

– ose 100% e popullit janë të bindur se Partia Socialiste ka fituar pavarsisht parregullsive ato janë më të vogla se diferenca e fituesit me humbësit.

– ose askush nuk e beson Lulzim Bashën në përallëm e vjedhjes

– ose askush nuk e ndjek prapa për të nxjerr njerëz në shesh.

Nēse doni të bindeni sa e madhe ka qënë masakra, shikoni sheshet bosh dhe klubet plot. Nëse doni të kuptoni nivelin e opozitës, krahasoni kauzat dhe motivet pse dhe për cfare janë motovuar dhe kanë dal shqiptaret me sheshe keto dy muaj. Fund më tragjik dhe të ndyrë për një parti politike, nuk do ja kishte uruar as hasmi”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE