Connect with Us

Gjendet i mbytur një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

Kronika

Gjendet i mbytur një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

Publikuar

-

Gjendet e mbytur në plazhin e Shëngjinit një grua/ Detajet e para

Një 71 vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se viktima kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë.

Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i vrarë me një plumb në kokë/ Kush e nxori në pritë ish-shefin e anti-drogës?

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet intensive që po kryhen nga autoritetet malazeze për zbardhjen e ngjarjës së rënë, ku ish-shefi i anti-drogës, Rudolf Elezoviçit u vra me një plumb në kokë.

Mediat vendase bëjne me dije se Elezoviç e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë. ]

Më pas, mendohet se ai telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt, shkruan gazeta Shqip.

LEXO EDHE:  Bënë “kërdinë” në Shëngjin/ Procedohen penalisht shtatë persona

LEXO EDHE:  Foto/Kush është heroi që humbi jetën teksa po shpëtonte dy vajzat në Zvërnec

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij tashmë e kanë rrëzuar këtë pretendim para hetuesëve, duke thënë se ishte një njeri tepër i ndershëm dhe guximtar..

Rudolf Elezoviçit u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna me një plumb në kokë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënimi me plumb ndaj prokurorit/ Reagon ministrja Gjonaj

Publikuar

-

Nga

Përplasja e Metës me policinë te FRD/ Gjonaj: E papranueshme, ishte jashtë veshjes së presidentit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka qenë në Shkodër në një takim me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak, Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, Gjonaj ka reaguar edhe pas kërcënimit të Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajramit.

LEXO EDHE:  “Po kujdesen për nivelin e kolesterolit”/ Hoxha "tallet" me mëngjesin e të karantinuarve në Shëngjin
LEXO EDHE:  Pipero jep lajmin shpresëdhënës/ “Shqipëria do bëjë plazh, s’ka festa në lokale” 

Sipas ministres, ky ka qenë një rast fatkeq.

Gjonaj është shprehur se për këtë arsye, magjistratët do të kenë më shumë mbrojtje përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet ngjarja e rëndë në Lushnje/ Prangoset autori

Publikuar

-

Nga

Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A. si dhe është vënë në pranga autori.

Gjithashtu, uniformat blu bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpumin me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe me Prokurorinë Lushnjë, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.

Në vijim të veprimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh., 47 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

LEXO EDHE:  Bënë “kërdinë” në Shëngjin/ Procedohen penalisht shtatë persona

LEXO EDHE:  Foto/Kush është heroi që humbi jetën teksa po shpëtonte dy vajzat në Zvërnec

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin A. Sh. dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin I. A.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh., në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE