Connect with Us

Fshehje e të ardhurave dhe ndërtim i paligjshëm/ Procedohen penalisht 18 persona

Kronika

Fshehje e të ardhurave dhe ndërtim i paligjshëm/ Procedohen penalisht 18 persona

Publikuar

-

Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 3”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tropojë dhe Kukës.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 9 shtetas, konkretisht:
A. H., I. L., Z. Gj., A. N., Sh. M., A. P., B. A., Rr. L. dhe R. K., banues në Tropojë.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe, restorant dhe servis automjetesh, në zona të ndryshme të qytetit të Bajram Currit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

LEXO EDHE:  E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge/ Arrestohen katër persona në Tiranë

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, konkretisht:
A. K., G. C., I. R., Nj. S., M. C., S. J., Sh. S., K. K. dhe B. K., banues në Kukës, pasi këta shtetas ndërtuar objekte të ndryshme, pa lejen e organeve përkatëse.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

LEXO EDHE:  Aksioni antikanabis/Plagoset me çifte polici, arrestohen babë e bir

LEXO EDHE:  “Në hotelin e Çapjave u krye masakër me të vrarë”/ Klodiana Lala zbardh krimin e dyfishtë në Elbasan

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

LEXO EDHE:  Grabitja e pikës së karburantit në Durrës/ Policia shoqëron 9 persona

LEXO EDHE:  “Në hotelin e Çapjave u krye masakër me të vrarë”/ Klodiana Lala zbardh krimin e dyfishtë në Elbasan

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Video-Të armatosur me automatikë/ “Forcat Renea largojnë protestuesit nga Teatri Kombëtar”

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Denoncon se po i trafikojnë vajzën minorene. Polica: Jemi të zënë!

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE