Connect with Us

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Sociale

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Publikuar

-

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek “Terminali i Jugut”.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

LEXO EDHE:  Gjendet një foshnje e braktisur në rrugë/ Bebi një muajsh dërgohet në maternitetin "Koço Glozheni"

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

I nxhehti afrikan “po troket”.  Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni të bëni në ditët në vijim.

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, do të vijnë në Shqipëri dhe do të sjellin temperatura mjaft të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim në faqen zytare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë në mjet/ Policia, detaje mbi vdekjen e 38-vjeçarit

LEXO EDHE:  25 kate dhe 85 metra e lartë/ Zbulohet kulla tjetër e Veliajt në mes të Tiranës

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë/ Mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë, mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Në pikën kufitare të Muriqanit, ku lejohet kalimi i qytetarëve shqiptarë, nuk mungojnë radhët e gjata të makinave.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare ka një prani të shtuar të automjeteve, të cilët duan të dalin nga territori shqiptar. Kjo radhë automjetesh i kalon 1 km.

LEXO EDHE:  Stalini në Tiranë/ Dervishi: Akt i kundërligjshëm dhe i dënueshëm penalisht…

LEXO EDHE:  Pas Tiranës/ Zbulohet qyteti i dytë ku po aplikohet vaksina anti Covid

Nga ana e policëve doganorë po punohet me dy sportele dhe një të tretë që shërben vetëm për autobusët.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare me Malin e Zi, atë të Hanit të Hotit, situata është më e normalizuar, pasi kjo pikë kufitare përdoret kryesisht për mjetet që kryejnë transportin e mallrave./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për nesër?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Shërbimi Meterologjik Ushtarak në vendin tonë, bën të ditur se nesër vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vrasje nga pakujdesia, arrestohet autori

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë në mjet/ Policia, detaje mbi vdekjen e 38-vjeçarit

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

LEXO TE PLOTE