Connect with Us

Eno Bozdo “shuplakë” Bashës/ Apelon që mos t’i shmanget përgjegjësisë

Politikë

Eno Bozdo “shuplakë” Bashës/ Apelon që mos t’i shmanget përgjegjësisë

Publikuar

-

“Meqenëse më përmendi emrin”/ Bozdo i përgjigjet Ramës për naftëtarët

Koordionatori Kombëtar për Energjinë në PD, Eno Bozdo ka thënë, se për të ndryshuar PD, nevojitet gjakftohtësi, ndershmëri dhe guxim.

Ky reagim i tij vjen në një kohë kur po kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashë nga kreu i PD, pas humbjes së 25 Prillit.

Për të ndryshuar duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi.

Për të ndryshuar PD, për ta përmirësuar atë, nevojitet jo vetëm gjakftohtësi, por edhe ndershmëri dhe guxim. Guxim për të vërtetën”, ka shkruar Bozdo në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk e përmend emrin e Bashës, Bozdo ka një mesazh për të.

Sipas tij, nuk i duhet shmangur përgjegjësisë, përndryshe, PD nuk mund të rritet dhe nuk mund të forcohet.

LEXO EDHE:  Kuvendi i PD/ Goxhaj: Zgjedhje njësoj si Luli në 2017

Evidentim i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet të ketë hatër dhe as hatërmbetje.

Ky proces është thelbësor për ringritjen tonë sot si dhe fitoren tonë nesër.

Nëse do t’i shmangemi sot kësaj përgjegjësie, nuk do mund të rritemi dhe as të forcohemi për të nesërmen!

Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë. Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne!”, shkruan më tej Bozdo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet nga qeverisja”/ PD sulmon kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka rezultuar i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se Ismailaj ishte produkt politik i Edi Ramës.

Sipas tij, përballë së vërtetës kryeministri Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët. Bardhi shtoi se herët apo vonë edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi/ “Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

Sipas tij, me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike.

Më tej, ai thekson se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kapitull modernizimi të shërbimit shëndetësor”/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Rama u shpreh se ky spital do të ketë sistem të ri ultramodern të laboratorëve të analizave cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend”, ka shkruar Rama.

LEXO EDHE:  Ndarja e Komisioneve Parlamentare/ Ja sa marrin PS, PD dhe LSI

LEXO EDHE:  “PD nuk mund ta mbajë më një aventurier”/ Kulluri ‘kryqëzon’ Bashën: Po e kthen partinë në sekt personal

LEXO TE PLOTE