LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Duhet të reflektojmë pas humbjes”/ Duma sulmon aleatët: Janë mosmirënjohës

8 Maj 2021, 16:24, Politikë CNA
“Duhet të reflektojmë pas humbjes”/ Duma sulmon

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar mbi kërkesën e anëtarëve të PD për dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

E ftuar në News 24 Duma u shpreh se kur dikush merr një përgjegjësi dhe gjërat nuk bëhen si duhet dhe nuk ka reflektim nuk duhet ta vazhdojë më këtë punë.

Më tej, ajo tha se aleatëve të PD u është dhënë një vend i mirë në listat për kandidatë dhe sipas saj, ata janë treguar mosmirënjohës.

?Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Pa diskutim që duhet të ketë reflektim. Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve.?, u shpreh Duma. /CNA.al

Lajmet e fundit nga