LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do shkojmë deri në Strasburg”/ Duma: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

8 Maj 2021, 16:56, Politikë CNA
“Do shkojmë deri në Strasburg”/ Duma: Do të ketë

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas saj, nëse zgjedhjet nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.

Më tej, në një intervistë për News 24, Duma theksoi se nëse PD nuk i ndjekë të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jenë seriozë.

?Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi. U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t?i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë?, tha Duma.

Ajo shtoi se mund të ketë zgjedhje të parakohshme dhe thekson se nuk do ti falin askujt asgjë.

?Pse jo. Mendoni se ne duhet t?i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.

Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ?nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë?. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t?i merrte 75 mandate, nëse s?do të kishte vjedhje?, përfundoi Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga