Connect with Us

Biden: Ende rrugë e gjatë për rimëkëmbjen ekonomike

Bota

Biden: Ende rrugë e gjatë për rimëkëmbjen ekonomike

Publikuar

-

Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Përpjekjet e Presidentit Biden për ripërtëritjen ekonomike morën një goditje të premten kur dolën shifrat e vendeve të reja të punës të hapur gjatë muajit prill. Raporti tregonte një rritje modeste me rreth 266 mijë vende të reja pune, gjë që mund të ndërlikojë edhe më tej synimet e presidentit për të miratuar paketën prej 4 trilionë dollarësh investime në infrastrukturë, arsim dhe për fëmijët.

Përmes një reagimi të shpejtë, administrata e Presidentit Biden u përpoq të qetësojë shqetësimet lidhur me shifrat e dobëta që tregonte raporti për vendet e reja të punës.

Raporti i përpiluar nga Departamenti i Punës çon në përfundimin se Plani Amerikan i Shpërtimit, një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarë që u miruatua në muajin mars, nuk po arrin të përmbushë premtimin për ringjallërim të shpejtë të ekonomisë.

Duke folur për gazetarët, Presidenti Biden u përpoq të zbuste shqetësimet në lidhje me raportin.

“Ne e dinim që kjo përpjekje nuk do të ishte sprint por maratonë. Faktikisht, po ecim më shpejt se kisha menduar. Kur dëgjon komentatorët, ju mund të mendoni se duhet të zhgënjehemi. Dua t’ju kujtoj se Plani Amerikan i Shpëtimit u miratua me qëllimin për të patur efekt gjatë një viti dhe jo për 50 ose 60 ditë. Çdo gjë do të shkojë mirë. Sot, ka më shumë prova që ekonomia jonë po ecën në drejtimin e duhur, por është e qartë se ende kemi shumë punë për të bërë”, tha Presidenti Biden.

LEXO EDHE:  Demokratët sulmojnë presidentin Trump dhe njëri-tjetrin në debat

Raporti i punësimit nuk arriti të tregonte se ekonomia amerikane po rimëkëmbej me shpejtësi, ndërsa shkalla e papunësisë arriti në 6.1%. Shumë ekspertë kishin parashikuar një rritje të konsiderueshme të vendeve të punës. Ritmet më të ulët të krijimit të vendeve të punës nga shkurti dhe marsi, krijuan shqetësim se rimëkëmbja ekonomike mund të ngadalësohej.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se pavarësisht shifrave të ulta të raportit për vendet e punës, vendi është në rrugën e duhur të rimëkëmbjes nga dëmi financiar i shkaktuar nga pandemia. Ajo tha se qëllimi i paketës së ndihmës kishte qënë që të “siguronte lehtësim të mjaftueshëm për amerikanët për të kapëcyer situatën e krijuar nga pandemia”.

“Ne e dinim se kjo nuk ishte një betejë 100 ditore. Raporti i vendeve të punës tregon rrugën e gjatë të rimëkëmbjes. Që të jem e qartë, shifrat për muajin prill tregojnë përparimin e vazhdueshëm”, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Ekpsertë të ekonomisë thonë se pavarësisht situatës aktuale, ekonomia amerikane është në një pozitë më të mirë se shumica e vendeve të zhvilluara./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Basha ngre alarmin/ “Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë, mijëra biznese në prag falimenti”

LEXO EDHE:  Përplasja e Labinot Tahirit me Leonora Jakupin/ "Shyqyr që paskan bërë lajm për ty"

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, arrihet marrëveshje dypartiake mbi infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje dypalëshe mbi një plan infrastrukturor prej 953 miliardë dollarësh, i cili pritet të përmbushë objektivat kryesore të administratës së tij në këtë fushë si dhe vërteton përpjekjet e zotit Biden për bashkëpunim ndërpartiak.

Presidenti Biden bëri një paraqitje të papritur para kamerave me një grup senatorësh, republikanë e demokratë, pas arritjes së një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë. Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, por plani që parashikon 559 miliardë dollarë në shpenzime të reja, gëzon një mbështetje të rrallë dypartiake e cila mund t’i hapë rrugën më vonë një propozimi më të gjerë të presidentit prej 4 trilionë dollarësh.

Presidenti tha se jo të gjithë morën atë që donin dhe se përparësitë e tjera të Shtëpisë së Bardhë do të trajtohen veçmas.

“Arritëm një marrëveshje”, shkruante presidenti Biden në Twitter. “Një grup senatorësh, pesë demokratë dhe pesë republikanë u bashkuan dhe arritën një marrëveshje mbi infrastrukturën që do të krijojë miliona vende pune për amerikanët”.

Marrëveshja u arrit pas muajsh përplasjesh politike që kanë konsumuar Uashingtonin. Megjithatë Presidenti Biden vazhdonte të këmbëngulte për të bërë diçka në këtë drejtim pavarësisht skepticizmit që vinte edhe nga shumë vetë brenda partisë së tij.

LEXO EDHE:  A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të djalit të presidentit amerikan?
LEXO EDHE:  A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të djalit të presidentit amerikan?

I udhëhequr nga republikani Rob Portman i Ohaios dhe demokratja Kyrsten Sinema nga Arizona, grupi përfshin disa nga ligjvënësit më të pavarur të Senatit, disa të njohur për kundërshtitë brenda partive së tyre.

“Ju e dini që ka shumë që thonë se bashkëpunimi mes dy partive ka vdekur në Uashington”, tha zonja Sinema. “Por ne mund ta përdorim pikërisht atë për t’i zgjidhur këto sfida”.

Senatorja republikane Susan Collins, tha se marrëveshja i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës gjithashtu se Amerika siç tha ajo “mund të funksionojë dhe mund t’i kryejë gjërat”.

Senatorët janë përballur me sfidën se ku do të gjenden paratë për shpenzimet e reja, por u larguan nga Shtëpia e Bardhë me një ndjenjë besimi se çështjet e financimit të projektligjit ishin trajtuar. Senatorët nga të dyja palët theksuan se marrëveshja do të krijojë vende pune, një besim që kapërceu qartë interesat partiake dhe krijoi një kornizë për marrëveshjen.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, nuk kemi mbaruar”, tha senatori republikan Mitt Romney. “Amerika po punon dhe Senati po punon”.

Për Presidentin Biden marrëveshja ishte një rezultat i mirëpritur. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Misteri se si ndërroi jetë 20 vjeçarja/Ekspertët: Ajo po dridhej, pse s’ka gjurmë të mbytjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 20 vjeçares në Greqi nga bashkëshorti i saj është një prej temave më delikate të këtyre ditëve. Detaje të reja po dalin çdo ditë. Bashkëshorti i saj pasi pranoi fajin ka dhënë edhe deklaratën e tij për policinë greke por pa zbuluar shumë detaje.

“Ta Nea” shkruan se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

LEXO EDHE:  Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, por mbyllin 481 subjekte

LEXO EDHE:  A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të djalit të presidentit amerikan?

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme. Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet shkrimi i medias greke. CNA.al

LEXO TE PLOTE