LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha s’u bë kurrë lider”/ Nishani: Rama do fitojë dhe në 2025 nëse PD s’reformohet

8 Maj 2021, 11:21, Politikë CNA
“Basha s’u bë kurrë lider”/ Nishani: Rama do

Ish presidenti Bujar Nishani e ka quajtur Bashën si një drejtues në tentativë për t?u bërë lider, por që nuk ia doli kurrë. Nishani e cilëson si një hap kyç largimin e tij dhe reformimin e PD-së.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, pra që në radhët e demokratëve të vijë ndryshimi, kryeministri Edi Rama do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

?Alibi e dobët për t?i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces, vëtretimi se janë vjedhur zgjedhjet, duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen. (…) Nëse nuk largohet, do dëmtojë personalitetin e vet, Basha e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin. Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj?, tha Nishani në një intervistë për Report Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga