Connect with Us

Armë zjarri dhe drogë në lokalin e tyre/ Arrestohen babë e bir në Korçë

Kronika

Armë zjarri dhe drogë në lokalin e tyre/ Arrestohen babë e bir në Korçë

Publikuar

-

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Në përfundim të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. L., 43 vjeç dhe djalit të tij A. L., 25 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

LEXO EDHE:  Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim/ Ishte dënuar nga Gjykata e Korçës

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina përplas kalimtaren dhe ikën nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11, në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se kalimtarja ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr shërbimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim/ Ishte dënuar nga Gjykata e Korçës

LEXO EDHE:  Tërmet në Korçë/ Lëkundje sizmike godasin sërish qytetin

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti të plagosurës, por dëshmitarët kanë deklaruar se ajo fliste italisht.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia aksion kundër lojërave të fatit/ Disa të shoqëruar në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia aksion kundër lojërave të fatit/ Disa të shoqëruar në Vlorë

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit pasditen e sotme në qytetin bregdetarë.

Aksioni vjen një ditë pasi Policia e Vlorës së bashku me RENEA-n bënë një aksion në Lungomare, i cili u finalizua me arrestimin e Edison Begajt.

Kontrollet po vijojnë në ambiente që dyshohet se frekuentohet nga persona me precedent penalë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Vetëvritet 57 vjeçari, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 57 vjeçar me iniciale F.P ka vrarë veten me armë zjarri në bodrumin e banesës së tij.

Sipas policisë, bëhet me dije se 57 vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor, ku edhe kurohej.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE