LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas ndeshjes

7 Maj 2021, 18:47, Sport CNA
Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas

Pas humbjes me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit në stadiumin ?Elbasan Arena?, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e ?SuperSport? duke analizuar këtë takim:

?Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.

Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.?

Lajmet e fundit nga