Connect with Us

Valteri kërkon shkarkimin e Metës/ Të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë

Politikë

Valteri kërkon shkarkimin e Metës/ Të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë

Publikuar

-

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti Halit Valteri ka kërkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Valteri theksoi se Meta duhet të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet që ka kryer.
Mes të tjerash Valteri shtoi se Meta duhet të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë.

Sipas tij i vetmi post që duhet të mbajë është “presidenti i rakisë”.

“Jam i çuditur me sjelljen e Presidentit, ai e di teorinë, por jo për vete. Ai e di burgun, por jo për vete. Në Shqipëri, Presidentit i kemi lënë aq pushtet sa të thërrasë mediat në konferencë, të flasë e të vishet hijshëm. Nuk ia kemi ndaluar as rakinë, as ahengjet, madje edhe daljet tapë topi në media. Duhet të hetojmë veprimtarinë e këtij njeriu se nuk do të jetë vetëm ish presidenti, por duhet të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer.

Ka ardhur koha që ti japim fund kryeneçësisë. Shkarkimi i tij është një akt i lartë, por më i vogli që mund të bënim. Qytetarët nuk duhet të pranojnë persona që janë diskredituar plotësisht. Boll më, ti japim vendit atë që i takon. Ajo çfarë ka ndodhur vitet e fundit është dëshmi e pastër e degradimit politik.

Unë kam një problem me institucionin e presidentit, Ilir Meta duhet të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë. Sot nuk duhet të mendoj që nuk ka njerëz të ndershëm. Sot ka ardhur momenti që të heqim ngjyrimet politike. Nuk ka nevojë për opinione Venecia, apo nga yjet, hëna apo UFO-t. Ilir Meta duhet shkarkuar, mjafton të krahasojmë me pasuritë tona dhe nuk arrijmë dot tek maja e thoit të pasurive të tij. Ai duhet të quhet presidenti i rakisë, i qofteve”, u shprehValteri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Miratohet propozimi për ndryshimin e statutit të PD

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, e cila vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas zgjedhjeve për kryetar, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

Mësohet se në këtë mbledhje, ndër të tjera është miratuar edhe propozimi për ndryshimin e statutit të PD.

Gjithashtu, kryesia e PD ka venodosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si ‘masakër zgjedhore’ dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

Nga ana tjetër brenda 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

VENDIMI 
MBI METODOLOGJINË E ANALIZËS NË NIVEL QARKU, DEGE, GRUPSEKSIONI DHE SEKSIONI PËR MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT 2021
Në mbështetje të nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,
VENDOSI:
Analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.
Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:
a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;
b) Nënkryetarët e Degës;
c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.
Grupi i Punës dhe/ose Drejtuesi Politik i Qarkut, në funksion të realizimit me objektivitet të analizës në fazën e parë, mund të mbledhë çdo organ vendor të Partisë, që vlerësohet i nevojshëm për shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të përpunuara. Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.
Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 Korrik 2021.
Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës. Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit Politik të Qarqeve dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Publikuar

-

Nga

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë, ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i PD.

Pas përfundimit të garës së brendshme, ku Lulzim Basha mbajti sërish karrigen e kryetarit, Partia Demokratike tashmë do të bëjë një analizë, për përgjegjësit e humbjes së 25 prillit.

Në fakt, ajo që po bën sot Lulzim Basha, do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetarin. Por, si gjithmonë Lulzim Basha i bën gjërat kur do vetë dhe si do vetë.

Por, një detaj që u tregua qartë edhe ditën e sotme, është fakti se Lulzim Basha, përveçse humbës serial është edhe hakmarrës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndër të tjera është vendosur që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që pritet të mbahet në 17 korrik, të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar, që do të thotë edhe largimi i Kreut të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani është një ndër zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bujar Nishani drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar dhe zhvilloi një proces zgjedhor, ku vetë garonte duke qënë në detyrën e kryetarit.

E gjitha gara për kreun e PD u zhvillua në kushte të pabarabarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe parregullsi të shumta, të cilat janë raportuar edhe nga CNA.al, ( lexo këtu), por janë denoncuar edhe nga rivalët e tij, në garën për kreun e PD.

LEXO EDHE:  Takimi i Gjonajt me ambasadoren e SHBA/ Meta: Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e falsifikatorëve

LEXO EDHE:  Thellohen përplasjet me ndërkombëtarët/ LSI akuza të forta BE-së

Dhe pas një procesi farsë, Lulzim Basha, tashmë që mbajti sërish karrigen, mesa duket ka filluar ndëshkimet, duke e nisur kështu me ish-presidentin Bujar Nishani.

Pas shpallje së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera falenderoi edhe rivalërt e tij, dhe kërkoi që të bashkojnë energjitë.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi,” deklaroi Basha.

Në fakt Basha, duket se të “qan” ditën e të “vret” natën, pasi ndëshkimi që po kërkon ti bëjë Bujar Nishani, i cili në garën për kreun e PD-së mbështeti kandidaten Edith Harxhi, tregon qartë edhe hipokrizinë dhe talljen e Lulzim Bashës, me demokratët.

Lulzim Basha e ka treguar, se Partinë Demokratike e përdor vetëm e vetëm për interesat e tij personale, dhe të familjes.

Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai vijon ta përdorë si të tillë./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE